Friday, April 22, 2011

Luntik, macja ruse me 4 vesh

Luntik, nje kotele e bukur 3 muajshe nga Vladivostok, ne lindje te Rusise ka nje karakteristike te vecante: ne vend qe te kete 2 vesh, si te gjitha macet, ka 4. 2 te medhajat, normale dhe me poshte 2 te vogla. Nje mace vertete shume e bukur pervec se e vecante. 2 veshet e vegjel nuk jane funksionale dhe nuk kane kanalet e degjimt.
Jane te panjohura shkaqet e formimit te cuditshem te Luntik, por hipotizojne qe te kete ndodhur per shkak te ndotjeve radioaktive. Ose mund te jete thjeshte nje shaka e natyres, edhe ne 2004 ne Gjermani lindi nje kotele me 4 vesh Lilly, ndersa ne 2008 ne Chicago, jetoi Joda.

Me te vertete shume e bukur Luntik edhe me 4 veshet e saj!

Thursday, April 14, 2011

Nje varr 10 milion euro-sh per…

Hua Kuo Fen eshte pasardhesi direkt, i cili ne vitin 1976, zevendesoi ish kryetarin legjendar te Partise Komuniste Kineze Mao Ce Dun, dhe qe ka vdekur ne moshen 87 vecare ne vitin 2008.
 
Me rastin e pervjetorit te vdekjes , autoritet e larta kineze kane menduar qe ne kujtim te tij te ngrene nje monument ne qytetin e tij te lindjes, dhe njekohesisht te kene mbaruar edhe nje ndertim gjigand per nga permasat por edhe shpenzimet, i cili do te perfaqesoje edhe varrin e tij.Per ndertimin e ketij varri, qe duhet te jete gati ne daten 20 gusht 2011, jane akorduar plot 10 milion dollare.Vari do te jete ne formen e germes H, ai do te kete 365 shkalle, dhe do te jete i larte 55 metra.E gjith siperfaqja e zene nga ky ndertim monumental do te jete 10 ha, ose sa 14 fusha futbolli.

Shpëton fëmijën, zbulon se është djali i vet

Një grua në Venecia, ka qenë e vetmja që ka reaguar, kur ka parë që një e moshuar me nipin e vet kanë rënë në ujë. Ajo është hedhur dhe ka mundur që të shpëtojë fëmijën 3-vjeçar. Ajo është habitur kur ka parë se fëmija që shpëtoi ka qenë pikërisht djali i vet. Rastësi e çuditshme, por që lejoi nënën të shpëtonte djalin e vet nga mbytja. Ndërkohë, gjyshen e djalit, një 71-vjeçare, njëkohësisht nëna e gruas së mësipërme, e kanë shpëtuar disa kalimtarë të tjerë nga mbytja.

Shopping - sekreti për jetë më të gjatë?

Një studim që ka përfshirë 1 850 njerëz të moshës 65-vjeçare e më shumë që jetojnë të pavarur në shtëpi të veta, ka zbuluar se ata që dalin në shopping çdo ditë, jetojnë më gjatë sesa ata që frekuentojnë më pak dyqanet. Ky lajm mund të jetë i vjetër për shumicën e grave, por duket se një terapi e tillë është shumë e mirë për ju. Një ditë në dyqane mund t’iu ndihmojë të jetoni më gjatë, thotë studimi. Dhe për befasi, aktualisht kjo vlen edhe për meshkujt. Studimi sugjeron që dobia afatgjate e mbijetesës nga shopingu është më e mirë sesa nga shkuarja në fitnes. Takimi me miqtë dhe madje edhe vetëm shikimi i njerëzve të tjerë mund t’ju largojë nga vetmia dhe të përmirësojë shëndetin tuaj psikologjik, sugjeron studimi i publikuar ‘online’ në gazetën “Journal of Epidemiology and Community Health”, dhe i cili është marrë me rreth 1.850 njerëz të moshës 65-vjeçare e më shumë që jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre në Taiwan të cilët janë pyetur sesa shpesh shkojnë në shoping. Studiuesit pastaj kanë përcjellë sesa gjatë kanë jetuar pjesëmarrësit e studimit duke i krahasuar individët me regjistrin kombëtar të vdekjeve mes viteve 1999 deri në 2008. Ata kanë gjetur se ata që bëjnë shoping shpesh jetojnë më gjatë sesa ata që frekuentojnë më pak dyqanet, duke marrë parasysh edhe gjendjen e tyre fizike dhe problemet shëndetësore. Frekuentimi i dyqaneve për çdo ditë i ulë shanset e vdekjes për më shumë se një të katërtën, krahasuar me ata që nuk dalin në shoping rregullisht. Meshkujt në moshë të cilët frekuentojnë dyqanet kanë rekordin më të madh të mbijetesës, me ulje prej 28 për qind të gjasave për vdekje, derisa gratë në moshë kanë 23 për qind ulje. Studimi i udhëhequr nga doktor Yu – Hung Chang i Institutit Kombëtar të Studimeve Shëndetësore, në Zhunan të Taiwanit, ka pranuar se ata që dalin në shopping rregullisht mund të jenë më të shëndetshëm. Ai ka thënë që “një i moshuar që bën më pak shopping për ushqim mund të jetë në rrezik për dietë të nevojshme për të mirëmbajtur shëndetin. Rrethi vicioz që përfshin shopingun e kufizuar dhe dietat e varfra mund të përsëritet për pleqtë”. Por studimi, ka shtuar që “në objektet tregtare, socializimi ose vëzhgimi i të tjerëve mund të ofrojë përfitime sociale dhe mendore. Krahasuar me llojet tjera të aktiviteteve fizike, siç janë ushtrimet, të cilat zakonisht kërkojnë motivim dhe ndonjë instruktor profesional, dalja në shoping është më e lehtë për t’u bërë”.

Kalon Atlantikun me një trap

Londër - Një 85-vjeçar nga Londra, Anthony Smith, kaloi me sukses oqeanin Atlanik me anë të një trapi të ndërtuar me kallama të gjatë dhe dërrasa.

Smith e përshkoi një rrugë prej 4 596 kilometrash për 66 ditë, në një udhëtim që kishte edhe një karakter humanitar, pasi me vete transportonte mesazhin sensibilizues të një miliard njerëzve në botë që jetojnë pa ujë të pastër.


Nëpërmjet këtij udhëtimi, ish-prezantuesi i “BBC Tomorrow World” arriti të grumbullonte 50 mijë fonde për fondacionin bamirës “WaterAid”.


“Kaluam një oqean dhe për më shumë se dy muaj u rikthyem të mendonim se si ka mundësi që në një planet të përbërë me shumicë nga uji, sot ka njerëz që vuajnë nga etja apo nga mungesa e ujit të pastër të pijshëm”.

Frutat nga “qielli”-hit në tregun londinez

Londër - Një treg në Londër është duke përjetuar qarkullim të madh në shitje, pasi të gjitha pemët dhe perimet që ajo shet i vijnë “nga qielli”.

Në fakt, nëpërmjet ndihmës së disa vullnetarëve, projekti “Food from the sky” bëri të mundur që të transformonte çatitë e disa godinave në kopshte të vërteta të mbushura me pemë e perime që rriten në kryeqytetin britanik.

Falë ndihmave ekonomike që ka marrë projekti, i cili shërben për të shfrytëzuar hapësirën e papërdorur të tarracave, një treg frutash në Londrën lindore furnizohet vetëm me fruta të rritura nëpër tarraca.
 
Fasule, patate, brokoli, luleshtrydhe, portokaj dhe disa lloje lulesh janë vetëm disa prej prodhimeve të “Food from the sky”, ndërsa tregu ka nisur të frekuentohet nga një numër i pabesueshëm njerëzish, të cilët dëshirojnë të përkrahin këtë projekt.

Friday, April 1, 2011

Qengji me pesë këmbë

Newnham – Në një fermë në Newnham në Northamptonshire ka lindur një qengj me pesë këmbë.
Krijesa e pazakonshme me gjithë deformimet po zhvillohet mirë dhe pesë këmbët nuk e pengojnë asgjë për të kërcyer me qengjat e tjerë në livadh.
“Gjatë disa javëve të fundit në fermë kanë lindur mbi 600 qengja, ndërsa disa prej tyre janë me deformime. Zakonisht qengjat e tillë nuk jetojnë gjatë. Por, gjithsesi është interesant qengji me pesë këmbë”, ka thënë pronari i fermës Pip Hopcraft, transmetojnë mediet britanike.
Ai shtoi se qengji ka shëndet shumë të mirë dhe se kafshët e tjera e kanë pritur mirë, me gjithë deformimet e tij.

Friday, March 25, 2011

Dolce dhe Gabbana drejt burgut?

Dizajnerët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana mund të jenë në rrugë drejt burgut, për shkak të shkeljes së ligjeve në fuqi.
Dolce dhe Gabbana, dizajnerët kreacionet e të cilëve rregullisht përdoren nga yje si Madonna dhe Scarlett Johansson, mund të përballen me gjykatën pasi janë hetuar për evazion tatimor, njofton New York Times.
Dyshja po akuzohet për mos pagesë të tatimeve për të ardhura prej 1 miliardë dollarësh. Së shpejti pritet të vendoset nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor dhe nëse kjo ndodh ata do të përballen me pasoja të rënda.
Dolce dhe Gabbana ishte krijuar nga dy dizajnerët në vitin 1985 dhe deri në vitin 2005 ata gjeneruan fitime prej 750 milionë dollarësh.

Bota mund të pushojë së ekzistuari

Bota çfarë e njohim deri më tani, sipas disa teorive dhe interpretimeve të profetëve të njohur, mund të pushojë së ekzistuari.
Gjykuar sipas shumë librave e filmave, është e qartë se shumëkush beson se jetës në planetin tonë do t’i vijë fundi. Deri më tani ekzistojnë 12 parashikime të mënyrave se si do të shkatërrohet jeta në Tokën tonë.
Shtrëngata diellore
Shtrëngatën diellore e përbën era me copëza të elektrizuara, të cilat i hedh pjesa e epërme e atmosferës së Diellit e përbëhet nga elektrone të larta energjetike ose të protoneve të energjisë. Në vitin 1859 shtrëngata diellore për vetëm 17 orë ka “fërguar” telat në Evropë dhe në Amerikën Veriore. Shtrëngata apokaliptike diellore, e cila parashihet të ndodhë në vitin 2013, mund të shkaktojë mungesë masive të rrymës në Tokë dhe ndërprerje të telekomunikacionit dhe të internetit. Kjo do të shkaktonte tronditje të mëdha ekonomike e shoqërore e rreth 100.000 evropianë do të vdisnin nga uria dhe sëmundjet.
Virus i gripit të derrit
Njëri nga rreziqet në botë është virusi i thjeshtë për të cilin nuk ka ilaç, i cili do të zgjerohet në Tokë shumë shpejt. Në shekullin e shkuar kemi qenë dëshmitarë të katër epidemive të mëdha gripi e virusi të HIV-it dhe të SARS –it që morën shumë jetë. Tani ka shumë viruse që shkaktojnë sëmundje si antraksi, ebola e kolera, e që shfrytëzohen si armë biologjike që shumë lehtë mund të bien në duar të gabueshme.
Planeti X
Po qe se e llogarisim edhe Plutonin, atëherë është Nibiri, saktësisht Planeti X, planeti i dhjetë në sistemin diellor, dhe shumë e madhe që do t’i afrohet Tokës dhe do ta fusë nën gravitetin e vet. Pasojë e kësaj do të jenë vërshimet dhe tërmetet që do të sjellin shkatërrimin. Shumëkush pohon se kjo nuk mund të ndodhë dhe se në të kundërtën e gjitha do të mund të vërehej me sy. Ky shkatërrim ishte parashikuar në vitin 2003, por data tani është shtyrë në të famshmen 12.12.2012.
Shqyerja e madhe
Sipas teorisë së shqyerjes ose grisjes, trupat tanë dhe e gjithë bota do të “shqyhen”, ndërkaq ithtari kryesor i kësaj teorie sqaron se kjo do të ndodhë për shkak të zgjerimit të universit si pasojë e energjisë së errët. Shkalla e zgjerimit po përshpejtohet vazhdimisht dhe në një moment zgjerimi do të ndodhë “shqyerja e gjithçkahes”. Ana e mirë e këtij parashikimi është se kjo nuk do të bëhet edhe njëzet miliardë vjet.
Ngrohja globale
Planeti vërtet është gjithnjë e më i nxehtë –temperaturat e shënuar nga viti 2005 deri në vitin 2010 kanë qenë më të larta në histori ndaj ka dhe të tillë që besojnë se ky proces është vërtet i pakthyeshëm. Dhe nëse vazhdon kështu, klima e Tokës do të mbetet jostabile dhe kjo do të ketë pasojë katastrofike klimatike. Pos ngritjes së temperaturës, do të përhapen sëmundjet. Organizata Botërore e Shëndetësisë tashmë pohon se nga pasojat e ndërrimeve klimatike në vit vdesin nga 150 mijë persona.
Rrezet Gama
Pasi të shpërthejë supernova, ajo do të zgjerojë rrezet gama me frekuenca të larta të rrezatimit elektromagnetik rreth vetes. Shumica e këtyre shpërthimeve ndodhin larg nga Toka, por po qe se ndodhin 30 vjet dritë nga Dielli, që përafërsisht nuk është larg, mund të ngjajë shkatërrimi. Rrezet Gama do të shkatërronin atmosferën e Tokës dhe do të shkaktonin zjarre që do të shkatërronin të gjitha llojet e jetës në Tokë brenda disa muajve. Për fat, gjasat për këtë vërtet janë të vogla.
Hakmarrja e makinave
Ndoshta ngjan paksa në shtjellimin e filmit “Terminator”, por teknika kompjuterike përparon çdo ditë. Dikush madje beson se makinat mund të bëhen të vetëdijshme dhe ta marrin botën sepse inteligjenca artificiale mund t’i mashtrojë e bile edhe t’i shkatërrojë krijuesit e vet. Shkencëtari i njohur Stiven Hoking, mendon se kompjuterët mund të bëhen kërcënim për njerëzit.
-Rreziku që makinat të zhvillojnë inteligjencën e ta marrin botën është real, ka deklaruar Hoking.
Ndërrimi i poleve
Sipas teorisë për ndërrimin e poleve, deri më tani ka pasur ndërrim në pozicionin e polit jugor dhe verior në boshtin e Tokës dhe kjo ndodh në çdo 400.000 vjet. Ky ndryshim mund të sjellë ngjarje katastrofike, përfshirë tërmete, cuname dhe vërshime. Parashikimet natyrisht janë paraparë për vitin 2012. NASA pohon se “megjithatë, ndryshimi në rotacionin e Tokës është i pamundshëm”.
Lufta bërthamore
Shumë vende kanë mundësinë e angazhimit të armëve bërthamore e krahas kërcënimit nga shpërthimet dhe rrezatimet, ekzistojnë edhe efektet e tërthorta – ushqim dhe ujë i kontaminuar, cilësi e keqe e ajrit, shkatërrimi të rrjetit të komunikacionit. Shpërthimi bërthamor do të shkaktonte aq shumë tym, blozë dhe mbeturina, sa që do të zvogëlonte rrezet e Diellit nëpër stratosferë dhe do të shkaktonte dimër bërthamor. Shkencëtarët pohojnë se po qe se India dhe Pakistani nisin luftën bërthamore, gjithë planeti do të vuante për 10 vjet pasojat e reve të tymit dhe tre vjet pasojat e temperaturave të ulëta.
Pulsi elektromagnetik
Ashtu siç mund t’i “fërgojë” shtrëngata diellore rrjetet elektrike, po ashtu edhe “rafalët” e papritur të pulseve elektromagnetnike mund të shkaktojnë mungesë rryme në gjithë planetin. Ekspertët tërheqin vëmendjen se ky puls mund të ndikojë që e gjithë infrastruktura elektronike, transportuese dhe komunikative të zhduket për më pak se një sekondë e të shkaktojë vdekjen e 90 për qind të njerëzve brenda një viti.
Goditja nga asteroidi
Filmat si “Deep Impact” dhe “Armageddon” ndoshta dhe janë pjesë fiksioni, por rreziku nga goditja e asteroideve në Tokë është real. Në vitin 2028 asteroidi “1997KSF11″ do të kalojë afër Tokës, por shkencëtarët pohojnë se nuk do ta godasë. Po ndodhi kjo, tymi që do të dilte pas zjarrit të shkaktuar nga goditja, do ta bllokonte në tërësi dritën e Diellit dhe do të shkatërronte botën bimore. NASA megjithatë, pohon se nuk ka rrezik që Toka të goditet nga asteroidi sikur ai që mbyti dinozaurët para 65 milionë vjetësh.
Zombët
Viteve të fundit emisionet tv me zombët janë shumë të popullarizuara, por a janë reale? Edhe pse njerëzit e vdekur nuk mund të kthehen në jetë, disa viruse mund të nxisin “sjellje agresive zombiane”. Për shembull, tërbimi ndikon në sistemin nervor dhe kjo ndikon që njerëzit të bëhen shumë agresivë. Kombinimi i tërbimit me virusin gripoz mund të shkaktojë sjellje apokaliptike zombiane sepse virusi hibrid i tërbimit dhe i gripit teorikisht është shumë i mundshëm, thonë shkencëtarët.

Horoskopi fizik

Të merresh me sport është e rekomandueshme për këdo, por jo çdo sport është i përshtatshëm për çdo individ.
Ndërsa ka shumë që praktikojnë vrapin, të tjerë nuk e honepsin dot këtë formë të mbajtjes së trupit në formë. E njëjta vlen edhe për çiklizmin, notin, futbollin apo shumë të tjera.
Një revistë amerikane publikoi sot horoskopin sportiv. Duke studiuar karakteristikat dhe personalitetin e secilës shenjë, revista zbuloi se cilat janë aktivitetet më të përshtatshme në bazë të zodiakut.
Dashi – Të lindurit e kësaj shenje nuk kanë preference të veçanta përgjithësisht, por mërziten shpejt me të njëjtin sport. Për ta është i rëndësishëm të alternojnë aktivitetin e tyre fizik.
Demi – Një shenjë toke, prandaj nuk i pëlqen të stërvitet në ambiente të mbylluara. Noti është i përshtatshëm për demin, por edhe sportet e tjera në ambiente të hapura, individuale si tenisi apo ekipore si futbolli.
Binjakët – Të lindurit e kësaj shenje janë shumë reflektues dhe përshtaten shumë mirë me jogën. Përshtatshmëria dhe aftësia për t;iu imponuar trurit i bën binjakët veçanërisht të aftë në shumë disiplina.
Gaforja – Një shenjë e predispozuar për të pëlqyer aerobinë dhe ushtrimet në ambiente të mbyllura e të qeta. Megjithatë, si shenjë uji, arrin rezultate të mira edhe nëpërmjet notit apo vaterpolos.
Luani – Protagonistë, të lindur për të qenë liderat, luanët nuk janë tipa që shkojnë me sportet e grupit. Atyre u intereson vetëm sporti individual. Arrijnë rezultatet më të mira në disiplinat e atletikës.
Virgjëresha – Për vetë karakteristikat, virgjëresha vendos shpesh objektiva të pamundura, si dobësimi me 15 kile menjëherë. Nuk ka rëndësi sporti, por një plan i detajuar saktë. Është e sigurt që virgjëresha do të zbatojë pikat që ka vendosur në axhendë.
Peshorja – Sekreti i peshores është ekuilibri, prandaj intensiteti i sportit lidhet ngushtësisht me aktivitetet e tjera në jetë. Preferon sportet e forcës, por ku ka rëndësi edhe strategjia, si boksi apo artet marciale.
Akrepi – Është një shenjë që nuk dorëzohet kurrë, prandaj mund të luajë rol të rëndësishëm në grup, por sidomos kur luan vetëm. Akrepi është veçanërisht i lidhur me trupin e tij, prandaj palestra është një zgjidhje.
Shigjetari – Të lindurit e kësaj shenje preferojnë shëtitjet dhe vrapimet në natyrë, jogging dhe kroset e gjata. Alpinizmi dhe montanjizmi janë alternativa të tjera që e bëjnë një shigjetar të ndihet mirë.
Bricjapi – Individualistë të sëmurë, bricjapët nuk preferojnë të ndihen nën presion apo të detyruar. Gjejnë argëtimin më të madh në sportet e rrezikshme, si parashutizmi, hedhja nga ura me litar apo garat e shpejtësisë.
Ujori – Një shenjë e dalluar për altruizmin, ujori është i prirur të jetë një lojtar i shkëlqyer skuadre. Megjithatë, mund të përshtatet edhe me sportet masive, midis të cilave edhe maratonat.
Peshqit – Predispozita e lindur artistike hap më shumë rrugë për aktivite fitness-i apo kërcime, por nuk preferoni lodhjen. Peshqit bëjnë veçanërisht mirë në sporte si skitë apo golfi.

Monday, March 21, 2011

Muzikanti harron në tren violinën 1 milion euro

Muzikanti gjerman ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi në tren kishte harruar violinën 1 milion eurosh, ka njoftuar policia gjermane.
Violinisti Pesëdhjetepesëvjeçar instrumentin e punuar në vitin 1748 e kishte lënë në një tren të linjës rajonale në Munih, kur po udhëtonte prej aeroportit për në shtëpi.
Ka dalë nga treni, por ka harruar ta merrte me vete violinën. Policia kishte nisur hetimet dhe shumë shpejt e kishte gjetur instrumentin e çmuar në tren, saktësisht në vendin ku e kishte lënë ai”, ka thënë zëdhënësi i policisë.
Ai ka shtuar se muzikanti pas kësaj ngjarjeje ka kërkuar ndihmë mjekësore, por nuk ka qenë një rast serioz.
“Ka qenë pak nervoz, pasi ka menduar se e kishte humbur instrumentin”, ka thënë zëdhënësi

Internet, lind prapashtesa xxx

Një gjykatë i dha të drejtë një kompanie tregëtuese të materjaleve pornografikë që të vendosë si prapashtesë në internet xxx, lajmëroi BBC.
Kompania Icann kishte dhjetë vjet që përpiqej të fitonte të drejtën për të përdorur këtë prapashtesë që identifikon kudo në botë pornografinë.
Vendimi i gjykatës mund t’i hapë rrugën të gjithë faqeve për të rritur në internet që të ndërrojnë prapashtesën në xxx.
Sipas mbështetësve të këtij vendimi, do të jetë më e thjeshtë që në këtë mënyrë të kontrollohen faqet me përmbajtje vetëm “të nxehtë”.
Zyra ku regjistrohen faqet e internetit regjistroi një vit më parë 110 mijë rezervime për të kaluar nga com, org, net etj, në xxx.

Hëna më e shndritshme në 18 vitet e fundit.

Londër - Hëna në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës ishte më e madhja dhe më e shndritshmja në 18 vitet e fundit në Tokë.
Ky fenomen është regjistruar për herë të fundit në mars 1993, dhe ndodh për shkak të orbitës eliptike të orbitës hënore, ndërsa te shtunën ishte rreth 7 herë më e madhe se zakonisht dhe në largësinë prej rreth 356 577 kilometra nga Toka, që është për 30 mijë kilometra më afër se zakonisht, transmetojnë mediat britanike.
Ata që dëshiruan të vërejnë dallimin, këtë nuk mund ta bënin me sy, por me ndihmën e teleskopit. Edhe pse ky fenomen shpesh përmendet në lidhje me kontekstin e tërmetit dhe cunamit që më 11 mars goditi Japoninë, astronomët thonë se ky efekt është shumë i vogël.

Fëmija lindet me zemrën jashtë trupit.

Pekin- Mjekët kinezë po luftojnë për të shpëtuar jetën e fëmijës dy muajsh Xin Xin zemra e të cilit gjendet pothuaj jashtë trupit të tij.
Zemra e fëmijës vogël është i mbuluar me një membranë të hollë dhe mund të shihet mirë edhe si rreh.
“Pasi lindi Xin Xin nuk besuam kur mjekët na thanë se njolla e zezë në barkthin e tij është në të vërtetë  zemra e tij, derisa nuk e pamë duke rrahur “, thanë të pikëlluar prindërit e tij, njoftojnë mediat kineze.
Foshnja u dërgua në spitalin Xin Qiao në Chongqingu ku kirurgët po përpiqen të mendojnë si t’i ndihmohet. Ka shumë ide, por asnjë nuk është  parrezik.  Xin Xin ndoshta nuk do të mund t'i mbijetoje operacionit. “Është një rast shumë i rrallë, zemra e tij është aq e eksponuar sa që çfarëdo kontakti mund të jetë fatal’, thotë dr. Zhang Yuping

I ftoi 20 veta per ditelindje me ane te Facebook, i erdhën 200 000 !

Një adoleshente australiane në profilin e saj në Facebook ka shpallur se për ditëlindjen e saj të 16-të dëshiron të bëjë një party modeste në një lokal afër banesës së saj.
“Nuk kam kohë të ju ftoj të gjithëve personalisht, por shpresoj të vini”, kishte shkruar ajo, duke shtuar se “natyrisht, mund të merrni me vete edhe ndonjë të panjohur, por mos ia teproni në mënyrë që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit”.
Dhe ndodhi diçka e pabesueshme, pasi për pjesëmarrje në party përnjëherë u paraqitën  20 000 persona, ndërsa brenda disa ditëve kjo shifër arriti në 200 000.
Dikush madje shkoi aq larg sa përfitoi nga kjo ide, duke ofruar ftesa për këtë party me çmimin prej 16 dollarëve australianë.
Adoleshentes nuk i mbeti gjë tjetër vec të anullojë partyn. Natyrisht jo plotësisht, pasi e ndërroi datën dhe lokacionin dhe ditëlindjen e kremtoi vetëm në shoqëri me miq më të afërm dhe me përcjellje policore, të cilët qëndruan atje për çdo rast eventual.
Se ftesa publike për pjesëmarrje në party nuk është edhe aq ide e mirë e ka provuar në lëkurë të vet shumëkush para adoleshentes australiane Jessica.
Një adoleshente britanike kishte ftuar në party-in e saj 15 persona, por si përfundim në party-in e saj ishin paraqitur 21 000 mysafirë.

Friday, March 4, 2011

Tradheti bashkshortore edhe ne avion

Ka ndodhur ne lartesine 10.000 metrave episodi qe per fat te mire perfundoi pa pasoja.
Nje udhetar i kombesise ruse, ndersa ndodhej ne avion se bashku me te fejuaren, dhe prane tyre edhe nje mik i afert i ciftit, pergjumet dhe kjo i jep rastin mikut te tij qe te perfitoje duke ” djegur ” etapat dhe te shkembeje puthje te nxehta me te fejuaren e gjumashit.
Meqenes gjumi ne avion eshte pergjithesisht i lehte, rusi zgjohet dhe ne kete menyre asiston ne skenen tradhetare.
Pa u menduar shume, pasi ndodhej edhe ne gjendje te dehur, rusi godet ish mikun e tij tashme, madje tenton te hape edhe porten kryesore te avionit.
Prania ne bord e dy agjenteve te policise, ka bere te mundur shuarjen e sherrit dhe rivendosjen e situates, nderkohe ndaj protagonisteve te ngjarjes ka filluar procedimi per “atentat ndaj sigurise ne fluturim”

10 markat me te fuqishme ne bote

Keto marka jane te fuqishme, pasi pervec vleres se madhe financiare, ato gezojne edhe nje popullaritet te madh tek konsumatoret.
Te dhenat jane sipas Millward Brown’s BrandZ index
1. GOOGLE
Vlera e markes llogaritet ne 66 miliard dollare.
2.General-Electric
Vlera e markes llogaritet ne 61 miliard dollare.
3.Microsoft
Vlera e markes llogaritet ne 44 miliard dollare.
4.Coca-Cola
Vlera e markes llogaritet ne 44.134 miliard dollare.
5.China-Mobile
Vlera e markes llogaritet ne 41 miliard dollare.
6.Marlboro
Vlera e markes llogaritet ne 39 miliard dollare.
7.Wal-Mart
Vlera e markes llogaritet ne 36 miliard dollare.
8.Citi
Vlera e markes llogaritet ne 33 miliard dollare.
9.IBM
Vlera e markes llogaritet ne 33 miliard dollare.
10.Toyota
Vlera e markes llogaritet ne 33 miliard dollare.

Shet rrobat e ish të dashurit në eBay

Amerikania (26) nga Boca Raon është fotografuar me rrobat e ish të dashurit tradhtar dhe po i shet në eBay.
Vajza, e cila në Facebook është prezantuar si Taylor Morgan dhe nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj të vërtetë, thotë se tashmë ka fituar 1 mijë dollarë.
Një këmishë me vlerë 49 dollarë, e shiti për 87.50 dollarë, pas 33 ofertave gjatë një pasdite. Çdo blerësi i ka premtuar falënderim “personal” dhe foto që nuk është publikuar.
Deri tani ka shitur 21 copë veshjesh dhe do të vazhdojë derisa të ketë ofertues, transmetojnë mediet britanike.
Djaloshin, me të cilin ishte në lidhje për pesë vjet, e largoi nga shtëpia, pasi një mik i tregoi se po e tradhtonte.
Taylor pranon 500 e-maile mbështetje në ditë nga femrat nga gjithë bota, por edhe nga meshkujt.
Pasi të shesë të gjitha rrobat, do të vë në ankand dhuratat e Krishtlindjeve që i ka marrë nga ai.

Disa nga divorcet më absurde në botë

Nga neveritja e gruas sepse gatuante vazhdimisht torta, tek lënia e burrit sepse nuk mbathte të brendshme, revista italiane “Chi” renditi rastet më absurde në botë për të kërkuar divorcin.
Gatuante shumë torta, Kinë – Një burrë kërkoi divorcin nga e shoqja në Kinë, sepse ishte i lodhur nga tortat që ajo i përgatiste gjithmonë me dashuri. I quajtur Cheng Yu, ai deklaroi në gjykatë se të gjithë ëmbëlsirat, në fillim i kishin pëlqyer shumë, por më vonë ato i ishin neveritur, së bashku me njeriun që i gatuante për të.
Ndahen sepse morri vjehrën në muaj mjalti, Itali – Një e sapomartuar italiane vendosi të linte bashkëshortin e saj menjëherë pas dasmës, pasi zbuloi “surprizën” që ai i kishte bërë, marrjen e nënës së tij me vete gjatë muajit të mjaltit.
Divorc nëpërmjet sms, Egjipt – Pasi një grua në Kajro nuk i ishte përgjigjur burrit në telefon pas një zënke, ai i kërkoi divorcin me mesazh. Pas tre mesazheve, ata u quajtën të divorcuar nga gjykata. Në bazë të ligjit islamik, nëse një burrë përsërit tre herë se dëshiron të ndahet, atëherë është i divorcuar.
22-vjeçarja nuk përballon ritmet e 88-vjeçarit, SHBA – Nuk është diçka e rrallë që të pasurit të lidhen me vajza të reja, por Kristin Georgi, katër herë më e re se bashkëshorti i saj, nuk mundi të përballte ritmin e 88-vjeçarit, që duhet të udhëtonte me avionin e tij privat për çështje biznesi gjatë të gjithë kohës.
Burri nuk mbante të brendshme, Rumani – Një 24-vjeçare rumune kërkoi divorcin nga bashkëshorti i saj pas një viti martese, pasi burri nuk mbante të brendshme. Në fillim, ky fakt nuk përbënte problem për vajzën, por problemet lindën kur gratë e tjera, pasi mësuan sekretin e burrit, e shihnin ndryshe në fshatin ku ata jetonin.
Kryente nevojat në tenxhere, Nigeri – Një grua nigeriane kërkoi ndarjen nga burri i saj, pasi ky i fundit, një pijanec, kryente vazhdimisht nevojat e tij personale në tiganë, tenxhere dhe piata. Sipas saj, nuk i krijonte problem pija, por fakti që ishte ajo njeriu që duhet të lante enët.
Humb gruan në poker, Rusi – Andrei Karpov, një banor i qytetit të Murmanskut në Rusi, kur humbi të gjithë paratë në poker, i ofroi lojtarëve të tjerë gruan, të cilën e humbi gjithashtu. Kundërshtari kërkoi çmimin e tij, por gruaja refuzoi të plotësonte detyrimet e bastit të humbur. Kështu, ajo i kërkoi divorcin burrit, pavarësisht lutjeve të tij për t’a nxjerrë nga boxhet.
Gruaja shumë e dhënë pas seksit, Gjermani – Një burrë me origjinë turke, banues në Gjermani, u bë gazi i gjykatës kur argumentoi kërkesën e tij për divorc me faktin që gruaja kërkonte vazhdimisht të provonte gjëra të reja në shtrat dhe e detyronte të kryenin seks çdo ditë. Përpara se të ndaheshin, ai u arratis nga shtëpia, për të gjetur pak paqe.
Zbulon tradhëtinë në playstation, SHBA – Një ushtar amerikan zbuloi tradhëtinë e gruas pasi erdhi nga Iraku, pas një loje në playstation. Ai pa se midis emrave të familjarëve, në tabelën e atyre që kishin arritur më shumë pikë në lojë, ishte edhe emri i një burri të panjohur. Për çudi, ai luante vetëm gjatë darkave.
Divorc dhe rimartesë pas 57-vitesh, Britani – Dy të moshuar, Leslie dhe Elsie, u martuan në vitin 1941, por u ndanë pas 13 vitesh bashkë, pasi grindeshin shpesh. Pranë 90-vjetorit, ata vendosën të martoheshin në muajt e parë të këtij viti. Të rikthyer bashkë pas 57-vjetësh, të dashuruarit pretendojnë se janë shumë më të qetë e të lidhur tani se sa në martesën e tyre të parë.

Lind “nudo-psikoterapia” në New York

Terapistja, fillimisht është e veshur, por gjatë seancës nis të zhvishet derisa qëndron lakuriq
Në New York mund të ndodhë vërtet gjithçka… edhe të marrësh pjesë në një seancë terapie nudo. Bëhet fjalë për një vizitë të veçantë, ku pacienti nxjerr lakuriq shpirtin e tij, kurse terapistja trupin e saj.
Vizita e parë, me kosto 150 dollarë, kryhet përmes internetit përmes një “webcam”-i dhe “chat”-it të Skype. Terapistja, fillimisht është e veshur, por gjatë seancës nis të zhvishet derisa qëndron plotësisht nudo. Pas disa seancave mund të kalohet edhe në takimet personale.
Sarah White, 24 vjeç, e apasionuar pas psikologjisë, është ideatorja e kësaj metode origjinale terapie. “Frojdi përdorte shoqërimin e ideve, ndërsa unë përdor lakuriqësinë”, ka treguar për “New York Daily News”.
Sarah ka rreth 30 pacientë, shumica studentë me probleme relative me seksualitetin, burra në krizë martese e madje edhe ndonjë grua kurioze për të provuar nudo-terapinë. Psikologët profesionistë, gjithsesi nuk e fshehin dyshimin.
Nuk është aspak një terapi, por më shumë bëhet fjalë për pornografi të butë”, ka komentuar Diana Kirschner, një psikologe e New Yorkut. Ndërkohë që edhe vetë Sarah ka pranuar se s’është trapiste e vërtetë dhe se nuk ka studime shkencore për efikasitetin e kësaj metode të veçantë terapie.

Thursday, March 3, 2011

Deputeti nxirret nga parlamenti, kishte vëthë në vesh

Një deputet kenian është nxjerrë nga parlamenti për shkak se mbante vëthë me diamantë në vesh.
Gidion Mbuvi gjithashtu kishte edhe syze dielli. Deputetët u ankuan se veshja e tij fyente dinjitetin e parlamentit. Mbuvi u zgjodh vjet në parlament.
Ai thotë se simbolizon masat e thjeshta dhe njerëzit e rrugës.

Faqe sociale për qentë

Një 34-vjeçar kinez, i quajtur Tang Yang, ka hapur një rrjet shoqëror, të ngjashëm me FB apo Twitter, por në të kanë akses vetëm personat e dashuruar pas qenve.
Goumin.com është shndërruar menjëherë në një faqe shumë fitimprurëse për pronarin e saj, ndërsa përdoruesve u lejohet të publikojnë vetëm foto të qenve të tyre, të flasin me përdorues të tjerë dhe të modifikojnë karakterin e kafshëve.
”Ideja më erdhi kur e dashura ime bleu një lepur për vetëm 10 juan (1,5 euro) dhe nisi t’a ushqente me një lloj bari të veçantë dhe shumë të shtrenjtë, të imporuar nga Zelanda e Re”, deklaroi Yang.
”Ajo do të shpenzonte shumë më tepër për t’a ushqyer, se sa harxhoi vetëm për t’a blerë. Aty kuptova se ideja ime do të funksiononte”.
Shtatë vjet pasi Yang krijoi këtë faqe, ai ka një zyrë në një gradaçelë në qendër të Pekinit, 530 mijë përdorues të faqes dhe 600 aplikacione të ndryshme.
Aktualisht, faqja vlen disa milionë dollarë dhe pritet të bëhet gjithmonë e më e vlefshme, ndërsa Yang synon t’a zgjerojë biznesin në sa më shumë vende në botë.

Sunday, February 27, 2011

Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu

Në rezervatin natyror Arna të Anglisë është gjendur një merimangë e rrallë, barku i të cilës i ngjan fytyrës së njeriut, transmeton “Daily Mail”. Në rezervat kanë gjetur vetëm 40 merimanga të tilla që nga viti 1890.
Kjo është e para që e kemi gjetur në 35 vjetët e fundit. Është rastësi e rrallë të shihet një e tillë. E kemi gjetur në një kuti të ndarë dhe ishim shumë të emocionuar”, ka thënë Mark Sigleton, punëtor në rezervat.
Merimanga që ka emrin latin Philodromus margaritatus nuk është e rrezikshme për njerëzit, dhe qëndron në pemën e mbuluar me likene. Mund të rritët deri në 5.5 centimetra. Gjendet në Evropën qendrore e perëndimore.

Wednesday, February 23, 2011

Gruaja me gjoksin me te madh, tenton vetevrasjen

Ajo u be e famshme per gjoksin e saj te madh, me i madhi ne bote.Tashme kjo grua ka perfunduar ne gjendje kome dhe eshte shtruar ne siptalin e Houston, pas nje mbidoze ilacesh.
Ajo mori nje doze te madhe medikamentesh per te vrare veten, ne tentativen e dyte per vetevrasje. Behet fjale per Sheyla Hersey, modelja me origjine braziliane, rezidente ne Texas.
Sheyla, 30 vjece, kishte arritur numrin38 KKK (mase amerikane), e cila eshte nje mase absolutisht jashte norme. Ajo ishte krenare per keto masa, gjinte e saj ishin bere ne plote kuptimin e fjales jashte norme, fale 30 oprecioneve plastike.
Megjithate kohet e fundit, pas nje infeksioni nga nderhyrja e fundit, Sheyla u detyrua ti nenshtrohet nje operacioni per heqjen e disa implanteve.
Kjo u be nje situate shume traumatike per Sheylan, e cila ndihej e shemtuar dhe jo e lumtur, e cila tentoi vetevrasjen ne dy raste. Tentativa e fundit ndodhi fundjaven e kaluar dhe rrezikon te jete fatale.

Zbulohet burri që jeton me 39 gra

Shfaqet familja më e madhe në botë. Ky lajm interesant vjen nga shteti Mizoram i Indisë. Ajo është e përbërë prej 181 anëtarësh.
Ziona Chan është i martuar as më pak e as më shumë, por me 39 gra. Ka gjithsej 94 fëmijë. Përveç asaj, ai ka birësuar edhe 15 të tjerë. Ndërsa për momentin ka 33 nipër dhe mbesa. Chan sot jeton së bashku me tërë familjen e tij, në një shtëpi me 4 kate me 100 dhoma.
Çdo natë e kalon me njërën nga gratë e tij të shumta, që i përzgjedh sipas radhës që është martuar. Chan mburret për këtë fakt. Në një intervistë për revistën “ The Sun”, është shprehur se ndjehet i bekuar nga Zoti që i ka 39 gratë. Veten e konsideron si njeriun më me fat në tërë globin.
Meqenëse i takon besimit hindu, thotë se nuk ka asnjë të keqe që është martuar me kaq shumë gra. Njëra nga gratë e tij për gazetën “Daily Mail” ka shtuar se ai për të gjitha gratë, është njeriu më i mirë që ata njohin, dhe njeriu më i bukur në shtetin e tyre.
Ajo thotë se të gjitha gratë e tij, Chanin e konsiderojnë si njeriun më të mirë që ua ka dërguar Zoti për ta pasur burrë. Por gjithkush habitet se si mund t’u dalë në krye të gjithë anëtarëve të familjes së tij të madhe!? Pra, kjo familje është e organizuar në bazë të rregullave të disiplinës ushtarake.
Në krye të “detyrës” e ka emëruar gruan e tij të parë, e cila i koordinon të gjitha punët e shtëpisë, si pastrimin, përgatitjen e ushqimit dhe kujdesin për fëmijët. Kësaj familjeje për të përgatitur një vakët ushqimor i nevojiten 30 pula, 100 kg. patate, dhe 210 kg. oriz.
Sipas grave të tij dhe vetë Chanit, familja e tyre, jeton në harmoni, për shkak të respektimit të rregullave nga ana e anëtarëve të saj. Por aventura e Chanit nuk ka përfunduar. Ai ka thënë se përveç këtyre grave, dëshiron që familjen e vet ta zgjerojë edhe në kontinentet tjera të botës, duke u martuar edhe me gra të tjera. Hadije Abdullahu

7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

Një punonjës kinez paguhej rregullisht prej shtatë vitesh, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë ditë të vetme në punë.
Historia befaseuse se një 55-vjeçari të quajtur Jiang Jinxiang, u publikua gjatë ditës në një të përditshme kineze.
Ai ishte punësuar në vitin 2003 në një vend pune publik, në Longyan, një qytet i ndodhur në provincën e Fujianit. Ai merrte pagën prej 89 muajt, por nuk ishte paraqitur kurrë në punë.
Sipas tij, ai nuk kishte marrë një vërtetim për nisjen e punës dhe nuk ishte informuar as gojarisht për diçka të tillë, ndërsa mendonte se paga që merrte vazhdimisht ishte një dëmshpërblim për shkarkimin nga puna e tij e mëparshme.
Jinxiang, jo vetëm që merrte rregullisht pagën, por në këto vite, ai kishte marrë edhe rritje të vazhdueshme, për shkak të “paraqitjes” së mirë në punë.
Nga 800 juan që përfitonte në vitin 2003 (rreth 89 euro), paga e tij aktuale kishte shkuar në 2 600 juan, ose 290 euro. Ndonëse mund të duket pak, falë çmimeve tepër të ulta në vend, një pagë mesatare konsiderohet ajo e 1 100-1 200 juanëve në muaj.
Mungesa e transparencës në librat e pagave të administratës publike ka qenë prej kohësh një objekt akuzash në Kinë. Në vitin 2006, në provincën e Chongqing-ut, u zbuluan 3 mijë punonjës qeveritarë, që pothuajse nuk shkonin kurrë në punë.

Një egjiptian e quan vajzën "Facebook"

Një egjiptian i paemëruar e ka quajtur vajzën e porsalindur sipas rrjetit të njohur social. Ky egjiptian ka konfirmuar për gazetën “Al Ahram” se vajzën e ka quajtur Facebook Jamal Ibrahim.
Rrjetet shoqërore kanë luajtur rol të madh në revolucionin e mëparshëm në Egjipt, që ka 5 milionë përdorues të Facebook-ut. Revolucionit në “rrjet” i janë kushtuar 32 mijë grupe të ndryshme dhe 14 mijë faqe të veçanta.
Pas dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak, në Kajro në shenjë mbështetje për vetë projektin kanë shkruar grafitin “Faleminderit Facebook”.

Tyson Smith jeton me dy zemra

Tyson Smith jeton falë faktit se ka dy zemra.Smith i është nënshtruar një operimi të rrallë, kur mjekët ia kishin transplantuar zemrën e re në anën e djathtë për të “ndarë punën” me të.
Rasti i Smithit është i veçantë, pasi zemra e vjetër nuk mund të zëvendësohej me të renë, shkruajnë mediet kroate.
Smith ishte në prag të vdekjes dhe nuk arritën t’i zëvendësojmë organet me operimin standard të zemrës, pasi që e reja do të ndalonte për shkak të hipertensionit pulmonar. Por, së bashku këto dy organe kryejnë punën e zemrës normale”, ka thënë kirurgu në spitalin në San Diego, Michael Madani.

103-vjeçarja: Nuk kam bërë kurrë seks

Një grua 103-vjeçare ka zbuluar sekretin e saj të jetëgjatësisë: virgjëria! Gladys Gough ka thënë se asnjëherë nuk e ka marrë mundimin për të pasur marrëdhënie intime me një mashkull.
Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka provuar kurrë alkoolin, duhanin apo ilaçet.Nuk jam martuar kurrë dhe asnjëherë nuk kam pasur të dashur. Mbase kjo është arsyeja që kam jetuar kaq gjatë. Nuk kam pasur kohë për meshkujt”, tha Gough për ‘The Sun’.
Gruaja nga Coventry (Angli) ia ka dedikuar jetën udhëtimit me motrën e saj Edna, e cila vdiq në vitin 1996, në moshën 85-vjeçare.
“Gjithmonë na janë vardisur meshkuj, por kemi zgjedhur të shohim botën dhe të qëndrojmë me njëra-tjetrën”, përfundon Gladys