Monday, January 24, 2011

Kërkon një milionë dollarë në Youtube dhe i merr

Për të fituar një milionë dollarë, mjafton që t’i kërkoni në Youtube!
Kështu ka bërë në fakt komiku i ri nga Bruklini, Craig Rowin, që ka mundur të fitojë një milionë dollarë pa asnjë sforcim, vetëm duke publikuar një video në Youtube. “Milioner, dhuromë një milionë dollarë.Fati yt është që ke milona dollarë, më jep një milionë mua”, thuhej në videon e shpërndarë në Youtube nga ai.Dhe mjaftuan vetëm dy muaj, që një milioner me emrin Benjamin t’i dhuronte atij një milion dollarë. Çeku do të dorëzohet më 2 shkurt në Nju Jork.
Edhe nëse kjo gjë nuk do të ndodhë, Craig Rowin arriti diçka, pasi i ka bërë publicitet vetes.

No comments:

Post a Comment