Thursday, January 27, 2011

Në Dubai hapet restoranti më i lartë në botë

Në ndërtesën më të lartë në botën, kullën Burj Khalifa në Dubai, në katin 122 dhe në lartësinë prej 422 metra, është hapur një restorant.
Fjala është për njërin nga restorantet më luksoze në botë, i quajtur “Atmosphere”. Në restorant do të shërbehet ushqim i shëndetshëm i kuzhinës ndërkombëtare. Restoranti mund të pranojë deri në 210 mysafirë, njoftojnë agjencitë.
Kulla Burj Khalifa ka 200 kate dhe është e lartë 828 metra. Apartamentet dhe zyrat, që janë 1 044, kanë zënë 150 kate. Këtu është edhe hoteli luksoz “Armani”.
Ndërtesa, ndërtimi i së cilës ka kushtuar 1.5 miliardë dollarë, është hapur vitin e kaluar. Në restorantin “Atmosphere” një filxhan kafe kushton 8 dollarë.

No comments:

Post a Comment