Saturday, January 15, 2011

Shkencëtarët krijojnë shi në shkretetire

Shkencëtarët zviceranë, në bashkëpunim me autoritetet në Abu Dhabi, gjatë vitit 2010 kanë arritur të krijojnë mbi 50 stuhi shiu, dhe atë gjatë të nxehtit më të madh veror.Shirat janë pjesë e një projekti sekret me vlerë 11 milionë dollarë, ndërsa e ka porositur Sheikh Khalifa Zayed Al Nahyan. Kjo është hera e parë në histori që njeriu arrin të krijojë shi nga erërat e reve, shkruan “Sunday Times”.Në projekt janë përdorë shumë jonizatorë, që krijojnë ngarkesa negative të joneve, të cilat tërheqin grimca të pluhurit të shkretëtirës. Falë konveksionimit, ato në ajër të ngrohtë ngritën në qiell.Kur të arrijnë në lartësinë e nevojshme, tërheqin molekulat e ujit në ajër dhe fillojnë procesin e kondensimit. Nëse ka mjaft lagështi, do të krijohen miliona pika, të cilat do të formojnë retë dhe do të bien në tokë.

No comments:

Post a Comment