Sunday, February 27, 2011

Gjendet merimanga e rrallë me fytyrë njeriu

Në rezervatin natyror Arna të Anglisë është gjendur një merimangë e rrallë, barku i të cilës i ngjan fytyrës së njeriut, transmeton “Daily Mail”. Në rezervat kanë gjetur vetëm 40 merimanga të tilla që nga viti 1890.
Kjo është e para që e kemi gjetur në 35 vjetët e fundit. Është rastësi e rrallë të shihet një e tillë. E kemi gjetur në një kuti të ndarë dhe ishim shumë të emocionuar”, ka thënë Mark Sigleton, punëtor në rezervat.
Merimanga që ka emrin latin Philodromus margaritatus nuk është e rrezikshme për njerëzit, dhe qëndron në pemën e mbuluar me likene. Mund të rritët deri në 5.5 centimetra. Gjendet në Evropën qendrore e perëndimore.

Wednesday, February 23, 2011

Gruaja me gjoksin me te madh, tenton vetevrasjen

Ajo u be e famshme per gjoksin e saj te madh, me i madhi ne bote.Tashme kjo grua ka perfunduar ne gjendje kome dhe eshte shtruar ne siptalin e Houston, pas nje mbidoze ilacesh.
Ajo mori nje doze te madhe medikamentesh per te vrare veten, ne tentativen e dyte per vetevrasje. Behet fjale per Sheyla Hersey, modelja me origjine braziliane, rezidente ne Texas.
Sheyla, 30 vjece, kishte arritur numrin38 KKK (mase amerikane), e cila eshte nje mase absolutisht jashte norme. Ajo ishte krenare per keto masa, gjinte e saj ishin bere ne plote kuptimin e fjales jashte norme, fale 30 oprecioneve plastike.
Megjithate kohet e fundit, pas nje infeksioni nga nderhyrja e fundit, Sheyla u detyrua ti nenshtrohet nje operacioni per heqjen e disa implanteve.
Kjo u be nje situate shume traumatike per Sheylan, e cila ndihej e shemtuar dhe jo e lumtur, e cila tentoi vetevrasjen ne dy raste. Tentativa e fundit ndodhi fundjaven e kaluar dhe rrezikon te jete fatale.

Zbulohet burri që jeton me 39 gra

Shfaqet familja më e madhe në botë. Ky lajm interesant vjen nga shteti Mizoram i Indisë. Ajo është e përbërë prej 181 anëtarësh.
Ziona Chan është i martuar as më pak e as më shumë, por me 39 gra. Ka gjithsej 94 fëmijë. Përveç asaj, ai ka birësuar edhe 15 të tjerë. Ndërsa për momentin ka 33 nipër dhe mbesa. Chan sot jeton së bashku me tërë familjen e tij, në një shtëpi me 4 kate me 100 dhoma.
Çdo natë e kalon me njërën nga gratë e tij të shumta, që i përzgjedh sipas radhës që është martuar. Chan mburret për këtë fakt. Në një intervistë për revistën “ The Sun”, është shprehur se ndjehet i bekuar nga Zoti që i ka 39 gratë. Veten e konsideron si njeriun më me fat në tërë globin.
Meqenëse i takon besimit hindu, thotë se nuk ka asnjë të keqe që është martuar me kaq shumë gra. Njëra nga gratë e tij për gazetën “Daily Mail” ka shtuar se ai për të gjitha gratë, është njeriu më i mirë që ata njohin, dhe njeriu më i bukur në shtetin e tyre.
Ajo thotë se të gjitha gratë e tij, Chanin e konsiderojnë si njeriun më të mirë që ua ka dërguar Zoti për ta pasur burrë. Por gjithkush habitet se si mund t’u dalë në krye të gjithë anëtarëve të familjes së tij të madhe!? Pra, kjo familje është e organizuar në bazë të rregullave të disiplinës ushtarake.
Në krye të “detyrës” e ka emëruar gruan e tij të parë, e cila i koordinon të gjitha punët e shtëpisë, si pastrimin, përgatitjen e ushqimit dhe kujdesin për fëmijët. Kësaj familjeje për të përgatitur një vakët ushqimor i nevojiten 30 pula, 100 kg. patate, dhe 210 kg. oriz.
Sipas grave të tij dhe vetë Chanit, familja e tyre, jeton në harmoni, për shkak të respektimit të rregullave nga ana e anëtarëve të saj. Por aventura e Chanit nuk ka përfunduar. Ai ka thënë se përveç këtyre grave, dëshiron që familjen e vet ta zgjerojë edhe në kontinentet tjera të botës, duke u martuar edhe me gra të tjera. Hadije Abdullahu

7 vjet pa shkuar në punë, paguhej rregullisht

Një punonjës kinez paguhej rregullisht prej shtatë vitesh, edhe pse nuk kishte shkuar asnjë ditë të vetme në punë.
Historia befaseuse se një 55-vjeçari të quajtur Jiang Jinxiang, u publikua gjatë ditës në një të përditshme kineze.
Ai ishte punësuar në vitin 2003 në një vend pune publik, në Longyan, një qytet i ndodhur në provincën e Fujianit. Ai merrte pagën prej 89 muajt, por nuk ishte paraqitur kurrë në punë.
Sipas tij, ai nuk kishte marrë një vërtetim për nisjen e punës dhe nuk ishte informuar as gojarisht për diçka të tillë, ndërsa mendonte se paga që merrte vazhdimisht ishte një dëmshpërblim për shkarkimin nga puna e tij e mëparshme.
Jinxiang, jo vetëm që merrte rregullisht pagën, por në këto vite, ai kishte marrë edhe rritje të vazhdueshme, për shkak të “paraqitjes” së mirë në punë.
Nga 800 juan që përfitonte në vitin 2003 (rreth 89 euro), paga e tij aktuale kishte shkuar në 2 600 juan, ose 290 euro. Ndonëse mund të duket pak, falë çmimeve tepër të ulta në vend, një pagë mesatare konsiderohet ajo e 1 100-1 200 juanëve në muaj.
Mungesa e transparencës në librat e pagave të administratës publike ka qenë prej kohësh një objekt akuzash në Kinë. Në vitin 2006, në provincën e Chongqing-ut, u zbuluan 3 mijë punonjës qeveritarë, që pothuajse nuk shkonin kurrë në punë.

Një egjiptian e quan vajzën "Facebook"

Një egjiptian i paemëruar e ka quajtur vajzën e porsalindur sipas rrjetit të njohur social. Ky egjiptian ka konfirmuar për gazetën “Al Ahram” se vajzën e ka quajtur Facebook Jamal Ibrahim.
Rrjetet shoqërore kanë luajtur rol të madh në revolucionin e mëparshëm në Egjipt, që ka 5 milionë përdorues të Facebook-ut. Revolucionit në “rrjet” i janë kushtuar 32 mijë grupe të ndryshme dhe 14 mijë faqe të veçanta.
Pas dorëheqjes së presidentit Hosni Mubarak, në Kajro në shenjë mbështetje për vetë projektin kanë shkruar grafitin “Faleminderit Facebook”.

Tyson Smith jeton me dy zemra

Tyson Smith jeton falë faktit se ka dy zemra.Smith i është nënshtruar një operimi të rrallë, kur mjekët ia kishin transplantuar zemrën e re në anën e djathtë për të “ndarë punën” me të.
Rasti i Smithit është i veçantë, pasi zemra e vjetër nuk mund të zëvendësohej me të renë, shkruajnë mediet kroate.
Smith ishte në prag të vdekjes dhe nuk arritën t’i zëvendësojmë organet me operimin standard të zemrës, pasi që e reja do të ndalonte për shkak të hipertensionit pulmonar. Por, së bashku këto dy organe kryejnë punën e zemrës normale”, ka thënë kirurgu në spitalin në San Diego, Michael Madani.

103-vjeçarja: Nuk kam bërë kurrë seks

Një grua 103-vjeçare ka zbuluar sekretin e saj të jetëgjatësisë: virgjëria! Gladys Gough ka thënë se asnjëherë nuk e ka marrë mundimin për të pasur marrëdhënie intime me një mashkull.
Gjithashtu ajo shprehet se nuk ka provuar kurrë alkoolin, duhanin apo ilaçet.Nuk jam martuar kurrë dhe asnjëherë nuk kam pasur të dashur. Mbase kjo është arsyeja që kam jetuar kaq gjatë. Nuk kam pasur kohë për meshkujt”, tha Gough për ‘The Sun’.
Gruaja nga Coventry (Angli) ia ka dedikuar jetën udhëtimit me motrën e saj Edna, e cila vdiq në vitin 1996, në moshën 85-vjeçare.
“Gjithmonë na janë vardisur meshkuj, por kemi zgjedhur të shohim botën dhe të qëndrojmë me njëra-tjetrën”, përfundon Gladys

Thursday, February 17, 2011

‘Puthja e vjedhur’, burg per shqiptarin

Një puthje në buzë dhënë në mënyrë të padëshiruar një baristeje italiane, i ka kushtuar shqiptarit 34-vjeçar 1 vit e 8 muaj burgim. Në qershor të 2007-s, shqiptari I dha me ‘forcë’ një puthje “alla franceze” italianes, por duket se vajza nuk e dëshironte një gjë të tillë. Gjykata e Kremonës e ka dënuar shqiptarin për dhunë seksuale. 34-vjeçari duhet t’i paguajë edhe 2500 euro vajzës pasi në dhjetor të 2007-s u largua nga puna.
Shqiptari puthi me forcë baristen në një lokal ndërsa ajo ishte duke i shërbyer kafenë. Kjo ishte një puthje “alla franceze” dhe jo një “puthje e thjeshtë”, është shprehur vajza gjatë hetimeve. Për shkak të kësaj ndodhie, vajza është larguar nga vendi i punës për mos u takuar më me ‘agresorin’. Gjykatësit i kanë bërë të ditur të pandehurit, Angjelin M., veprën e tij penale dhe në të njëjtën kohë e kanë detyruar të paguajë edhe dëmin prej 2500 eurosh. Kjo shumë është dhënë pasi në dhjetor të të njëjtit vit, vajza ka pësuar humbje financiare pasi është larguar nga vendi i punës.
“Klientja ime jeton akoma me trauma dhe ka frikë”, është shprehur avokatja Stefania Makali. Prokuri kishte bërë kërkesë që i padituri të merrte burgim me 1 vit e gjysmë. Ngjarja ka ndodhur në 3 qershor 2007, kur I riu shqiptar në gjendje të dehur hyri në lokal. Pasi i janë refuzuar pije alkolike, ai kërkoi një kafe. Në kohën kur banakierja po i shërbente kafen, ai e ka kapur nga koka me forcë dhe e ka puthur. Në këtë kohë ka ndërhyrë pronari i lokalit i cili e ka ndaluar shqiptarin.