Tuesday, November 30, 2010

Kafsha shtëpiake "rrëfen" karrierën tënde

A e dini se ka një lidhje mes kafshëve shtëpiake dhe karrierës? Sipas një sondazhi të bërë nga CareerBuilder te 2300 punonjës amerikanë, padronë të kafshëve shtëpiake, duket se ka një lidhje mes zgjedhjes se kafshës dhe karrierës personale.
Sondazhi u krye online nga 'Harris Interactive' për llogari të 'CareerBuilder', në periudhën mes 17 gushtit dhe 2 shtatorit 2010.Le të zbulojmë përmes sondazhit lidhjen mes punës dhe kafshës shtëpiake.

Qeni
Kush ka qen në shtëpi, e fort mirë se ai kërkon dedikim, përkushtim që ta kthen në besnikëri. Sipas sondazhit ka më shumë mundësi që padroni i qenit të jetë një profesor, infermier, një profesionist i teknologjisë, një ushtarak ose një animator.

Macja
Kush ka mace është i predispozuar të jetë një agjent imobiliar, shkencëtar, mjek, mekanik apo asistent.Personat me këto profesione janë shumë të lumtur të rrethohen nga felinë.

Zogjtë
Kanarina, papagaj janë të preferuarit e atyre njerëzve që veprojnë në fushën e reklamës, por edhe përfaqësues të sektorit ndërtues e administrativ.

Peshqit

Të heshtur, të kufizuar në lëvizje peshqit janë zgjedhja e duhur për ata që nuk kanë kohë të tepër t'ia kushtojnë kafshëve shtëpiake. Ndaj janë zgjedhja e atyre personave që kanë profesion nje funksion ne sistemin financiar, në agrikulturë dhe  restaurim.

Zvarranikët
Gjarpërinjtë dhe kompania e tyre, janë të përzgjedhurit e inxhinierëve, asistentëve socialë, redaktorëve, shkrimtarëve dhe agjentëve të policisë.

No comments:

Post a Comment