Një adoleshente australiane në profilin e saj në Facebook ka shpallur se për ditëlindjen e saj të 16-të dëshiron të bëjë një party modeste në një lokal afër banesës së saj.
“Nuk kam kohë të ju ftoj të gjithëve personalisht, por shpresoj të vini”, kishte shkruar ajo, duke shtuar se “natyrisht, mund të merrni me vete edhe ndonjë të panjohur, por mos ia teproni në mënyrë që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit”.
Dhe ndodhi diçka e pabesueshme, pasi për pjesëmarrje në party përnjëherë u paraqitën 20 000 persona, ndërsa brenda disa ditëve kjo shifër arriti në 200 000.
Dikush madje shkoi aq larg sa përfitoi nga kjo ide, duke ofruar ftesa për këtë party me çmimin prej 16 dollarëve australianë.
Adoleshentes nuk i mbeti gjë tjetër vec të anullojë partyn. Natyrisht jo plotësisht, pasi e ndërroi datën dhe lokacionin dhe ditëlindjen e kremtoi vetëm në shoqëri me miq më të afërm dhe me përcjellje policore, të cilët qëndruan atje për çdo rast eventual.
Se ftesa publike për pjesëmarrje në party nuk është edhe aq ide e mirë e ka provuar në lëkurë të vet shumëkush para adoleshentes australiane Jessica.
Një adoleshente britanike kishte ftuar në party-in e saj 15 persona, por si përfundim në party-in e saj ishin paraqitur 21 000 mysafirë.
No comments:
Post a Comment