Një studim që ka përfshirë 1 850 njerëz të moshës 65-vjeçare e më shumë që jetojnë të pavarur në shtëpi të veta, ka zbuluar se ata që dalin në shopping çdo ditë, jetojnë më gjatë sesa ata që frekuentojnë më pak dyqanet. Ky lajm mund të jetë i vjetër për shumicën e grave, por duket se një terapi e tillë është shumë e mirë për ju. Një ditë në dyqane mund t’iu ndihmojë të jetoni më gjatë, thotë studimi. Dhe për befasi, aktualisht kjo vlen edhe për meshkujt. Studimi sugjeron që dobia afatgjate e mbijetesës nga shopingu është më e mirë sesa nga shkuarja në fitnes. Takimi me miqtë dhe madje edhe vetëm shikimi i njerëzve të tjerë mund t’ju largojë nga vetmia dhe të përmirësojë shëndetin tuaj psikologjik, sugjeron studimi i publikuar ‘online’ në gazetën “Journal of Epidemiology and Community Health”, dhe i cili është marrë me rreth 1.850 njerëz të moshës 65-vjeçare e më shumë që jetojnë të pavarur në shtëpitë e tyre në Taiwan të cilët janë pyetur sesa shpesh shkojnë në shoping. Studiuesit pastaj kanë përcjellë sesa gjatë kanë jetuar pjesëmarrësit e studimit duke i krahasuar individët me regjistrin kombëtar të vdekjeve mes viteve 1999 deri në 2008. Ata kanë gjetur se ata që bëjnë shoping shpesh jetojnë më gjatë sesa ata që frekuentojnë më pak dyqanet, duke marrë parasysh edhe gjendjen e tyre fizike dhe problemet shëndetësore. Frekuentimi i dyqaneve për çdo ditë i ulë shanset e vdekjes për më shumë se një të katërtën, krahasuar me ata që nuk dalin në shoping rregullisht. Meshkujt në moshë të cilët frekuentojnë dyqanet kanë rekordin më të madh të mbijetesës, me ulje prej 28 për qind të gjasave për vdekje, derisa gratë në moshë kanë 23 për qind ulje. Studimi i udhëhequr nga doktor Yu – Hung Chang i Institutit Kombëtar të Studimeve Shëndetësore, në Zhunan të Taiwanit, ka pranuar se ata që dalin në shopping rregullisht mund të jenë më të shëndetshëm. Ai ka thënë që “një i moshuar që bën më pak shopping për ushqim mund të jetë në rrezik për dietë të nevojshme për të mirëmbajtur shëndetin. Rrethi vicioz që përfshin shopingun e kufizuar dhe dietat e varfra mund të përsëritet për pleqtë”. Por studimi, ka shtuar që “në objektet tregtare, socializimi ose vëzhgimi i të tjerëve mund të ofrojë përfitime sociale dhe mendore. Krahasuar me llojet tjera të aktiviteteve fizike, siç janë ushtrimet, të cilat zakonisht kërkojnë motivim dhe ndonjë instruktor profesional, dalja në shoping është më e lehtë për t’u bërë”.
No comments:
Post a Comment