Wednesday, February 23, 2011

Zbulohet burri që jeton me 39 gra

Shfaqet familja më e madhe në botë. Ky lajm interesant vjen nga shteti Mizoram i Indisë. Ajo është e përbërë prej 181 anëtarësh.
Ziona Chan është i martuar as më pak e as më shumë, por me 39 gra. Ka gjithsej 94 fëmijë. Përveç asaj, ai ka birësuar edhe 15 të tjerë. Ndërsa për momentin ka 33 nipër dhe mbesa. Chan sot jeton së bashku me tërë familjen e tij, në një shtëpi me 4 kate me 100 dhoma.
Çdo natë e kalon me njërën nga gratë e tij të shumta, që i përzgjedh sipas radhës që është martuar. Chan mburret për këtë fakt. Në një intervistë për revistën “ The Sun”, është shprehur se ndjehet i bekuar nga Zoti që i ka 39 gratë. Veten e konsideron si njeriun më me fat në tërë globin.
Meqenëse i takon besimit hindu, thotë se nuk ka asnjë të keqe që është martuar me kaq shumë gra. Njëra nga gratë e tij për gazetën “Daily Mail” ka shtuar se ai për të gjitha gratë, është njeriu më i mirë që ata njohin, dhe njeriu më i bukur në shtetin e tyre.
Ajo thotë se të gjitha gratë e tij, Chanin e konsiderojnë si njeriun më të mirë që ua ka dërguar Zoti për ta pasur burrë. Por gjithkush habitet se si mund t’u dalë në krye të gjithë anëtarëve të familjes së tij të madhe!? Pra, kjo familje është e organizuar në bazë të rregullave të disiplinës ushtarake.
Në krye të “detyrës” e ka emëruar gruan e tij të parë, e cila i koordinon të gjitha punët e shtëpisë, si pastrimin, përgatitjen e ushqimit dhe kujdesin për fëmijët. Kësaj familjeje për të përgatitur një vakët ushqimor i nevojiten 30 pula, 100 kg. patate, dhe 210 kg. oriz.
Sipas grave të tij dhe vetë Chanit, familja e tyre, jeton në harmoni, për shkak të respektimit të rregullave nga ana e anëtarëve të saj. Por aventura e Chanit nuk ka përfunduar. Ai ka thënë se përveç këtyre grave, dëshiron që familjen e vet ta zgjerojë edhe në kontinentet tjera të botës, duke u martuar edhe me gra të tjera. Hadije Abdullahu

No comments:

Post a Comment