Friday, March 25, 2011

Dolce dhe Gabbana drejt burgut?

Dizajnerët italianë Domenico Dolce dhe Stefano Gabbana mund të jenë në rrugë drejt burgut, për shkak të shkeljes së ligjeve në fuqi.
Dolce dhe Gabbana, dizajnerët kreacionet e të cilëve rregullisht përdoren nga yje si Madonna dhe Scarlett Johansson, mund të përballen me gjykatën pasi janë hetuar për evazion tatimor, njofton New York Times.
Dyshja po akuzohet për mos pagesë të tatimeve për të ardhura prej 1 miliardë dollarësh. Së shpejti pritet të vendoset nëse ka dëshmi të mjaftueshme për të nisur një proces gjyqësor dhe nëse kjo ndodh ata do të përballen me pasoja të rënda.
Dolce dhe Gabbana ishte krijuar nga dy dizajnerët në vitin 1985 dhe deri në vitin 2005 ata gjeneruan fitime prej 750 milionë dollarësh.

No comments:

Post a Comment