Friday, March 4, 2011

Shet rrobat e ish të dashurit në eBay

Amerikania (26) nga Boca Raon është fotografuar me rrobat e ish të dashurit tradhtar dhe po i shet në eBay.
Vajza, e cila në Facebook është prezantuar si Taylor Morgan dhe nuk dëshiron të zbulojë identitetin e saj të vërtetë, thotë se tashmë ka fituar 1 mijë dollarë.
Një këmishë me vlerë 49 dollarë, e shiti për 87.50 dollarë, pas 33 ofertave gjatë një pasdite. Çdo blerësi i ka premtuar falënderim “personal” dhe foto që nuk është publikuar.
Deri tani ka shitur 21 copë veshjesh dhe do të vazhdojë derisa të ketë ofertues, transmetojnë mediet britanike.
Djaloshin, me të cilin ishte në lidhje për pesë vjet, e largoi nga shtëpia, pasi një mik i tregoi se po e tradhtonte.
Taylor pranon 500 e-maile mbështetje në ditë nga femrat nga gjithë bota, por edhe nga meshkujt.
Pasi të shesë të gjitha rrobat, do të vë në ankand dhuratat e Krishtlindjeve që i ka marrë nga ai.

No comments:

Post a Comment