Thursday, January 6, 2011

101 vjecari kërkon bashkëshorte...........e gjen.

“Jam 101 vjec dhe kërkoj një bashkëshorte”.
 
Ky ishte lajmërimi që Ahmad Isa në Malajzi kishte publikuar në një revistë vendase, dhe nga fjalët kalohet tek faktet.Kërkesa e 101 vjecarit është plotësuar. Thirrjeve të tij iu është përgjigjur pozitivisht një 82 vjecare e cila ka humbur bashkëshortin e saj 30 vjet më parë me të cilin ka edhe 9 fëmijë.82 vjecarja ka pranuar ofertën e tij për faktin se Ahmad mban të njëjtin emër si bashkëshorti i saj i parë dhe ka ngjashmëri fizike me të. Vetë Ahmad, edhe pse i habitur nga interesimi, është shprehur gatshëm për t’i dhënë “fund beqarisë” për herë të pestë.Tashmë dy familjet e të moshuarve janë duke diskutuar për detajet e martesës. Ahmad është shprehur se e trembte vetmia dhe për këtë arsye ka vendosur që të martohet. “Kam frikë të fle vetëm natën”, është shprehur ai. 101-vjeçari ka 5 fëmijë, 20 nipa dhe 40 stërnipa.

No comments:

Post a Comment