Pasi kishin hyrë në një dyqan kompjuterësh në Mersin (Turqi), dy persona kanë arritur të vjedhin 8 laptop-ë për 35 sekonda. E gjithë kjo është regjistruar nga kamera e sigurisë së dyqanit.Në pamjet e kamerës së sigurisë të marra nga vjedhja (autorët e të cilës akoma nuk dihen), të realizuar në 28 maj të vitit 2009 në një dyqan kompjuterësh, shihen dy persona të cilët duke thyer xhamat e dyqanit kanë hyrë brenda rreth orës 04.00.Dy autorët, të cilët kishin vendosur çorape në kokë për të mos u njohur, kanë kontrolluar një nga një të gjithë kompjuterët në raft pavarësisht ndezjes së alarmit. Të veshur me doreza, vjedhësit morën laptop-ët. Pasi analizuan dhe çantat e laptop-ëve autorët hodhën në tokë çantat boshe. Hajdutët arritën të marrin 8 laptop-ë për 35 sekonda dhe të ikin.Krahas kësaj në kamera dëgjohet zëri i njërit prej tyre, i cili me duart të mbushur me laptop-ë pyet shokun e tij “A të marr prapë?”.
No comments:
Post a Comment