Toka së shpejti do të mund ta fitojë diellin e dytë, të paktën për një apo dy javë.
Një prej yjeve më të shndritshme të qiellit tonë do të bëhet supernova (do të shpërthejë), ndërsa eksplodimi do të mund të mund të ndodhë qysh gjatë këtij viti, shkruan gazeta britanike Daily mail.
Astrofizikanët pohojnë se ylli i madh Betelguese, që gjendet në galaktikën Orion, është ylli i nëntë më i shndritshëm në qiellin tonë dhe gjendet larg Tokës 640 vjet drite. Ky yll ka filluar të humbas masën, gjë që është shenjë e kolapsit të gravitacionit, transmeton Time.
Brad Carter, fizikan i Universitetit Qweenslandi Jugor, thotë se eksplodimi që do të pasojë dhjetëra milionë herë më i shndritshëm se sa Dielli, që do të thotë se në Tokë do të kemi dritë diellore 24 orë.Gjatë dy javëve do të duket sikur t’i kemi dy diej. Pas kësaj, muajve të ardhshëm pas shpërthimit, drita nga ylli gjigant do të zbehet dhe në fund do të bëhet i pa vërejtur.
Shpërthimi do të ndodhë, vetëm çështje kohe është se kur do të ndodhë. Kjo do të mund të ndodhë para fundit të vitit 2012, por edhe në periudhën pre disa miliona viteve të ardhshme, pohon Carter.Momentalisht në internet mund të hasë në shumë parashikime për fundin e shpejtë të botës sonë, lidhur me supernovën dhe profetizmin e civilizimit të lashtë Maja. Mirëpo, ekspertët pohojnë se shpërthimi i yllit do të ndodhë shumë larg Tokës për të na shkaktuar farë dëmi.
Pas shpërthimit, e para gjë që do të shohim është shiu i grimcave të imëta të quajtura nuetrinos”, sqaron Carter.Ato do të bijnë edhe në Tokë dhe do të hyjnë edhe nëpër trupat tonë, mirëpo, prapë po theksoj, pa kurrfarë pasojash të dëmshme për shëndetin tonë”, përfundoi ai.
No comments:
Post a Comment