Pittsburgh - Shkencëtarët nga Universiteti në Pittsburgh kanë zbuluar që njerëzit të cilët ecin më shpejt jetojnë më gjatë. Domethënë, nëse për një sekondë apo më pak e kaloni një metër, do të jetoni më gjatë se ata të cilët ecin më ngadalë.
Edhe pse me këtë studim kanë treguar se njerëzit të cilët ecin më shpejt jetojnë më gjatë, shkencëtarët kanë theksuar që qëllimi i studimit nuk ka qenë për t’i bërë njerëzit të ecin më shpejt, me shpresë se më këtë gjë do ta rrisin jetëgjatësinë e tyre.
“Vetë trupi e zgjedhë shpejtësinë e ecjes, e cila i përshtatet më shumë. Shpejtësia e ecjes është në fakt tregues i gjendjes shëndetësore të një personi. Nëse tani dilni dhe filloni të ecni shpejt, kjo nuk do të thotë se kjo do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë”, ka shpjeguar shkencëtarja Stephanie Studenski.
Ajo ka theksuar se shkencëtarët, duke u bazuar në shpejtësinë e ecjes së të anketuarve në shiritin prej katër metrash, munden me saktësi të përcaktojnë kohëzgjatjen e jetës së tyre në periudhë prej 10 vjetësh.
Shpejtësia e ecjes së personit me jetëgjatësi mesatare është rreth 0,8 metra në sekondë, pohojnë shkencëtarët, duke theksuar se shpejtësia e lëvizjes është tregues më i saktë i jetëgjatësisë se sa mosha apo gjinia.
Studenski ka theksuar që mënyra se si njerëzit lëvizin dhe shpejtësia me të cilën ecin varet nga energjia, kontrolli i lëvizjes dhe koordinimi, çka sigurisht kërkon funksionim të drejtë të disa sistemeve trupore, në rend të parë të sistemit kardiovaskular, nervor dhe muskulor.
Studimi është bazuar në nëntë studime të kryera më herët, në të cilat është analizuar shpejtësia e lëvizjes së njerëzve, gjinia, mosha dhe indeksi i masës trupore i 34 500 pjesëmarrësve në studim. Studimi është botuar në periodikun “American Medical Association”.

No comments:
Post a Comment