Për shumicën e njerëzve tatuazhi i parë është diçka e vogël: një simbol kinez që zë shumë pak hapësirë përshembull.
Por, Cathy Ward, 49 vjeç, është aq e apasionuar pas sagës së librave dhe filmave “Twilight” saqë vendosi që tatuazhi i saj i parë të ishte special. Cathy mbuloi kurrizin me personazhet e filmit me vampirë. Punonjësja e supermarketit, nga Reading, kaloi 22 orë në karrige për të vizatuar Robert Pattinson, Kristen Stewart dhe Taylor Lautner në kurrizin e saj dhe pagoi 2 mijë sterlina. “Jam shumë e apasionuar mbas “Twilight”. Po kursej para të tjera sepse dua të bëj tatuazhe të tjera në kraharor, bark dhe krahë përpara se të mbush 50 vjeç në verë”, u shpreh 49-vjeçarja.
No comments:
Post a Comment