Saturday, January 8, 2011

Dita më depresive sivjet, 17 janari

Ka ditë që gjithçka ju shkon për dore, por ka edhe ditë kur më mirë është të mos çoheni fare nga krevati. Shkencëtarët, duke analizuar të dhënat statistikore të mbledhura me vite të tëra, përcaktojnë ditët më të mira dhe më të këqija në vit. Nëse mund t’u besohet, atëherë 17 janari do të jetë dita më e pikëllueshme dhe më depresive sivjet.
Shkencëtarët nga universiteti danez Northeastern dhe Fakultetit i Teknologjisë kanë bërë analizën e 300 milionë “cicërimave4” në Tweeter (postimeve në rrjetin social Twitter), të cilët përdoruesit e internetit i kanë publikuar në tre vjetët e fundit. Kanë gjetur fjalët kyç dhe në bazë të tyre kanë bërë “parashikimin”.
Ata kanë vënë në dukje se studimi i tyre ka treguar se janari është muaji kur ekziston rreziku më i madh i largimit të njerëzve nga puna, ndërsa vetë punëtorët japin dorëheqje në fund të majit dhe në fillim të gushtit, bën të ditur “New York Post”.
Po ashtu, studimi ka treguar se çiftet më së shpeshti fejohen në shkurt, dhe kjo kryesisht për shkak të ditës së të dashuruarve, 14 shkurtit. Ndarjet, ndërkaq, më së shpeshti ndodhin në periudhën e verës, sepse djemtë dhe vajzat atëherë më së shpeshti i tradhtojnë partnerët e tyre. Po ashtu, është regjistruar që më së shumti femra lindin në korrik, ndërsa më së paku ndarje janë shënuar në kohën e Krishtlindjeve.
Por, të kthehemi te ditët më të gëzueshme dhe më të pikëllueshme.
Sipas “parashikimeve” të shkencëtarëve, në vitin 2011 dita më e keqe, përkatësisht më e pikëllueshme e më depresive do të jetë 17 janari.
Psikologu Cliff Arnall ka arritur në formulën matematikore, e cila tregon se 17 janari është dita më depresive në vit. Domethënë, atë ditë bashkohen faktorët karakteristikë të depresionit, ndër të cilët janë premtimet e thyera të Vitit të Ri, llogaritë e mbledhura, frika nga humbja e punës dhe të gjitha këto në kombinim me kohën e ftohtë dhe të zymtë janë të mjaftueshme që 17 janari të shpallet dita më depresive.
Por, mos u brengosni, vetëm gjashtë muaj më pas ju pret dita më e lumtur në vit, dhe kjo është 17 qershori.

No comments:

Post a Comment