Kur vendosni që të shkoni me pushime, duhet të merrni parasysh hotelet që zgjidhni. Sepse jo të gjithë mund të kenë fatin e mirë që të gjejnë një hotel me pluhura.
Ka hotele më vrima në mur, që u ikën uji gjatë kohës që bëni dush dhe që mbajnë erë shurrë.
Shqiptarët sidomos duhet të bëjnë kujdes, pasi në një renditje të hoteleve më të pista në Europë, dy hotelet që mbajnë vendin e parë ndodhen në Turqi, një destinacion i preferuar i shqiptarëve.
Club Aqua Gumbet në provincën turke Mugla është zgjedhur si hoteli më i pistë më Europë, me vrima në mur, dushe që u ikën uji dhe me dhoma që mbajnë erë shurrë. Klasifikimi i hoteleve më të pista është bërë nga Trip Advisor. Në vendin e dytë të kësaj renditje është sërish një hotel i së njëtës province turke, Altin Orfe Hotel.
Në vendet tre, katër dhe pesë gjenden tre hotele në londër, përkatësisht Cromwell Town, Corbigoe Hotel dhe Park Hotel. Prandaj kur të vendosni të shkoni me pushime, bëni kujdes që të shmangni këto hotele
No comments:
Post a Comment