Yerevan - Natyra ka habitur fermerin Hakob Avetyan, i cili ka fermë në fshatin Sotk në Armeni. Lopa e tij ka sjellë në jetë një viç me dy koka, me dy palë sy dhe dy hunda. Kafsha pesë ditë e vjetër deri tani është e shëndoshë dhe ka tërhequr vëmendjen e fshatarëve, por edhe të publikut.
Lindja e kafshëve me dy koka, por edhe e njerëzve, është gjë e rrallë, por shënimet për rastet e tilla ekzistojnë që nga e kaluara e largët. Këtë vit ka lindur një viç me dy koka në Gjeorgji, për të cilin po kujdesen fermerët, pasi që lopa nuk dëshiroi ta ushqejë. Veterinarët, siç transmetojnë mediet kroate, thonë se në rastet e tilla është e nevojshme të përcjellim progresin e kafshëve, pasi është e vështirë të parashikohet zhvillimi dhe rritja e tyre.

No comments:
Post a Comment