Friday, December 10, 2010

Marihuanë në vend të pemës së Krishtlindjeve

Një burrë gjerman është akuzuar për posedim droge, pasi policia i gjeti në dhomë një bimë marihuanë  180 cm të lartë dhe të dekoruar me dritat vezulluese te Krishtlindjeve. 
Kur burri eshtë pyetur mbi një shpjegim të mundshëm, është përgjigjur se donte të shtonte më shumë dekorime dhe te vendoste dhurata nën pemë, sic e do tradita.
Kjo nuk është hera e parë që burri është kapur në flagrancë, më parë në shtëpinë e tij ishte gjetur 150 gramë marihuanë.
Por ai nuk është gjermani i vetëm, i cili ka vendosur për të shtuar drogë në frymën e Krishtlindjeve.
Në Monako të Bavarisë u arrestua një djalë 21 vjec me akuzën se ka bërë një kalendar të jashtëligjshem: në çdo faqe, në vend të çokollatës tradicionale, kishte marihuanë. Djali u përpoq të mbrojë veten duke thënë se ai e kishte marrë kalendarin si një dhuratë, por është akuzuar për posedim droge.

No comments:

Post a Comment