Monday, December 13, 2010

Pensionistët njihen përmes Facebook-ut dhe martohen.

Londër - Njihen në Facebook, dashurohen e pastaj martohen. Asgjë e çuditshme, vetëm se së bashku kanë madje 159 vjet. Asnjëherë nuk është vonë për dashuri, e as për ata përmes rrjetit social, siç është Facebook.
 
Barbara Moore (77) dhe Laurence Brocklesby (82) janë njohur përmes Facebook-ut, janë dashuruar dhe vendosën të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së bashku. Barbara ka hapur profilin e saj në Facebook pas vdekjes së burrit, për të komunikuar më lehtë me anëtarët e rinj të familjes, derisa Laurence interesohej për Facebook në kërkim të pemës së familjes së tij. 
Çifti ndoshta kurrë nuk do të njihej, nëse Laurence nuk do ta lëndonte dorën, derisa ishte i vetëm në shtëpi. Menjëherë e lajmëroi Barbaran, e cila e mori dhe e dërgoi në spital. Më vonë filluan të jetojnë së bashku, e pastaj edhe lidhjen e ligjëruan në zyrën civile, njoftojnë mediat britanike.

No comments:

Post a Comment