Tuesday, December 28, 2010

Planifikon rrëmbimin për të provuar burrin.

Madrid, 28 dhjetor – Policia spanjolle ka arrestuar një grua, e cila planifikoi rrëmbimin e vet për të verifikuar nëse burri i saj do të paguante shpërblimin.
Gruaja, nga një telefon celular i panjohur i dërgoi burrit fotot, ku dukej me këmbë e duar të lidhura, së bashku me një mesazh ku kërkohej shpërblimi prej 20 mijë euro. Shpërblimi u kërkua edhe në disa mesazhe të tjera, ndërsa burri u paralajmërua që të mos i drejtohej policisë. Por, megjithatë ai e bëri këtë.
Policia filloi hetimin dhe gjeti veturën e saj para një qendre tregtare në qytetin Gandii.
“Gruaja, e cila po udhëtonte vetëm dhe ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, thuhej se ishte viktimë e rrëmbimit”, njoftoi policia.
Ajo së pari i tha policisë se ishte liruar atë mëngjes, por më vonë e pranoi se kishte fabrikuar rrëmbimin e vet për të “vërtetuar se çka do të bënte burri i saj për të”.

No comments:

Post a Comment