Tuesday, December 14, 2010

Zbulohet… stërgjyshja e Jezu Krishtit

Sipas një legjende mesjetare, një grua shenjtore e quajtur Ismeria, ishte gjyshja e Virgjëreshës Mari dhe rrjedhimisht, stërgjyshja e vetë Jezu Krishtit.
Një ekzaminim i dy dorëshkrimeve që i përkasin shekullit XIV dhe XV, të gjetura në Firence, Itali, përcaktojnë me imtësi se cila ka qenë gruaja që lindi Shën Anën, e cila lindi Shën Marinë.
Historia e jetës së kësaj gruaje reflektohet në reagimet e Florentinëve që jetonin në atë kohë, gjithnjë sipas Catherine Lawless nga Universiteti i Limerikut në Irlandë. Ajo është autore e librit “kush ishte Jezusi njerëzor”
Lawless thotë në një e-mail që i dërgoi LiveScience se “Florentinët e asaj periudhe praktikonin dhe besonin vetëm “historinë familjare të Krishtit”. Historia e jetës së Shën Ismerias është shembulli tipik i një gruaje të devotshme që jeton edhe si e martuar, edhe si vejushë.
Sipas legjendës që na tregojnë dorëshkrimet, Ismeria ishte një grua shumë e bukur dhe shumë e devotshme, e cila u martua me “Santo Liseo”, një patriark. Në ditën e dasmës së tyre, ata bënë një marrëveshje solemne për një jetë bashkëshortore të përkushtuar.
Ismeria i kërkoi Liseos që të respektonte rregullat fetare e të shenjta të martesës, sipas të cilave ata do të flinin bashkë në shtratin bashkëshortor vetëm një herë çdo muaj dhe duke ndjekur këtë ritual ata pas 12 vjetësh patën një vajzë, Anën. Pas 12 vjetësh të tjerë, Liseo vdiq dhe Ismeria lutej ditë e natë që të bashkohej me të. Njerëzit e burrit ia morën gjithë pasurinë dhe ajo përfundoi në një spital. Gjatë qëndrimit të saj aty, besohet se ajo ka bërë 2 mrekulli.
Një burrë shurdhmemec erdhi në spital dhe Ismeria e pyeti atë, që t’i tregonte në emër të Zotit se ku ndihej i sëmurë. Ai u shërua dhe falënderoi Zotin. Por, si shurdhmemeci i shëruar, si Ismeria nuk kishin fare para. Ajo i kërkoi burrit që të sillte një kovë plot me ujë. Ai e solli, ajo u lut, dhe kova u mbush plot me peshq. Peshqit ishin aq shumë saqë hëngrën të gjithë të sëmurët e spitalit, të cilët u shëruan plotësisht pasi hëngrën peshkun. Më pas ajo u kthye në dhomën e saj dhe Zoti e mori me vete në parajsë. Pas vdekjes së Shën Ismerias, Shën Maria, Jezu Krishti dhe 12 apostujt, si dhe shumë të tjerë, bënë një udhëtim deri te spitali për të nderuar kujtimin e saj. Nuk ka asnjë të dhënë për origjinën e legjendës, por ka shumë mundësi që të ketë qenë një histori sesa një tekst edukativ për jetën e një shenjtoreje. Lawless thotë se “pavarësisht mrekullive që bën Ismeria, morali qëndron tek pjesa e martesës”.

No comments:

Post a Comment