Wednesday, December 1, 2010

Shpëton nga vdekja për 1 mm

Një punëtor ka shpëtuar për mrekulli pasi gozhda që i është ngulur në gojë, ka ndaluar vetëm 1 mm larg trurit.
28-vjeçari Victor Benavidez ishte shumë pranë vdekjes, por ai nuk ka kuptuar asgjë deri sa ka parë gjakun që i rridhte nga goja.

Një pakujdesi gjatë kohës kur po punonte në një çati ka bërë që punëtori të rrëzohej dhe një gozhdë t’i ngulej në fytyrë.

“Ndodhi gjithçka shumë shpejt. Unë u rrëzova dhe dëgjova mjetin me të cilin ngulen gozhdat që bëri zhurmë. Në fakt nuk ndjeva fare dhembje, por menjëherë dallova me gjuhë që në gojë kisha diçka”, u shpreh Victor.

“Kur shkova në spital dhe doktorët panë grafinë menduan se kisha tentuar të vrisja veten me veglën e punës. Ishte një incident i çuditshëm dhe jam shumë me fat që jam gjallë”, vazhdon më tej ai.

Doktorët thanë se e hoqën gozhdën me një darë dentisti dhe plaga po shërohet normalisht.

Victr Benavidez ka rifilluar punën dhe përdor ende të njëjtën vegël pune e cila për pak sa i mori jetën.

No comments:

Post a Comment