Sunday, December 12, 2010

Nuk i pëlqen fotoja e policisë, i kërkuari u dërgon një më të “bukur”.

Nuk ka frike nga policia Matthew Maynard, 23 vjec,i kërkuar nga policia për një grabitje në Swansea, në jug te Galles. Këtë e ka treguar duke i telefonuar një gazete lokale duke u ankuar për foton të cilën policia dispononte në listen e të kërkuarve. I pakënaqur, ka parë të arsyeshme që të dërgojë vetë një foto më provokuese, pranë një furgoni të policisë.
Maynard ka dërguar foton direkt nga telefoni i tij celular, pa u shqetesuar se mund të gjurmohej lehtesisht. Autoritetet kanë lejuar ndryshimin e fotos  duke shpresuar se do të ndihmojë në identifikimin e të kërkuarit.

No comments:

Post a Comment