Tuesday, December 28, 2010

Nënat vozisin më mire sesa baballarët.

Londër, 28 dhjetor - Nënat janë vozitëse shumë më të mira se baballarët, pohojnë shumë fëmijë. Jo vetëm se nënat janë të kujdesshme me timonin, por gjatë vozitjes janë më të disponuara për lojëra të ndryshme fjalësh dhe tregime të shakave.
Rezultatet e studimit të kryer me fëmijët e moshës midis 6 dhe 15 vjet janë krejt të ndryshme nga besimi se meshkujt janë vozitës më të mirë se femrat. Siç thonë të vegjlit, baballarët janë të prirë të rrezikojnë me timon, ndërsa një e treta pohojnë se preferojnë që nëna të ngasë veturën, pasi ato janë më të disponuara për bisedë, njoftojnë mediet britanike.
Nënën si vozitëse më të sigurt e më të kujdesshme e vlerësojnë madje 40 për qind e  fëmijëve, kurse një përqindje më e vogël, 26 për qind kësisoj mendojnë për baballarët. Studimi ka treguar se madje 70 për qind e baballarëve janë më të prirë ndaj vozitjes së shpejtë, rrezikojnë gjatë vozitjes dhe shpesh nervozohen me vozitësit e tjerë.

No comments:

Post a Comment