Wednesday, December 29, 2010

Indiani baba në moshën 94 vjeçe.

Indiani 94-vjeçar, Ramajit Raghav, ndoshta, u bë babai më i vjetër në botë kur i lindi djalë të cilin e pagëzoi Karamjit (dhuratë e perëndisë).
Bujku plak i cili jeton në veri të Indisë në krahinën Haryani është shumë i gëzuar me foshnjen e porsalindur.
Doktori Mahender Kumar, i cili asistoi në lindjen e bashkëshortes së Ramajitit, Shakuntala në spitalin Kharagodi, thotë se nëna dhe fëmija janë në gjendje të mirë shëndetësore. Familja Ramajiti posedon dy lopë, ndërsa merr pension dhe një pagë për
punë në një fermë të një pasaniku.
I pyetur se cili është sekreti i jetëgjatësisë dhe vitalitetit, Ramajit u përgjigj se çdo ditë pi tri litra qumësht dhe ha rreth gjysmë kilogramë bajame, ndërsa në rini është marrë me mundje.
Indiani më i vjetër të cilit i lindi fëmija në vitet e pleqërisë është nëntëdhjetëvjeçari Nanu Ram Jogi, të cilit më 2007 i lindi fëmija i 22-të në fshatin Rajasthan.

Tuesday, December 28, 2010

Nënat vozisin më mire sesa baballarët.

Londër, 28 dhjetor - Nënat janë vozitëse shumë më të mira se baballarët, pohojnë shumë fëmijë. Jo vetëm se nënat janë të kujdesshme me timonin, por gjatë vozitjes janë më të disponuara për lojëra të ndryshme fjalësh dhe tregime të shakave.
Rezultatet e studimit të kryer me fëmijët e moshës midis 6 dhe 15 vjet janë krejt të ndryshme nga besimi se meshkujt janë vozitës më të mirë se femrat. Siç thonë të vegjlit, baballarët janë të prirë të rrezikojnë me timon, ndërsa një e treta pohojnë se preferojnë që nëna të ngasë veturën, pasi ato janë më të disponuara për bisedë, njoftojnë mediet britanike.
Nënën si vozitëse më të sigurt e më të kujdesshme e vlerësojnë madje 40 për qind e  fëmijëve, kurse një përqindje më e vogël, 26 për qind kësisoj mendojnë për baballarët. Studimi ka treguar se madje 70 për qind e baballarëve janë më të prirë ndaj vozitjes së shpejtë, rrezikojnë gjatë vozitjes dhe shpesh nervozohen me vozitësit e tjerë.

Brazil, gruaja zgjohet në arkivol pak përpara varrimi

Në Brazil një grua 88- vjeçare, është ngritur nga arkivoli i saj pak përpara se të varrosej. Maria das Dores da Conceicao kishte kohë që vuante nga tensioni i lartë i gjakut dhe nga Alzheimer. Mjekët e shpallën të vdekur atë natën e Krishtlindjes. Ajo u fut në një arkivol, por kur punonjësit shkuan për të marrë arkivolin, ajo po lëvizte e po merrte frymë. Një e afërme e saj thotë se ajo ishte edhe më aktive se kur kishte shkuar në spital. Por kjo mrekulli nuk ka zgjatur shumë pasi gruaja ka vdekur pas dy ditësh. Tashmë policia ka nisur hetimin për këtë ngjarje, duke investiguar nëse gruaja ka vdekur për shkak se i është ndërprerë mjekimi. Gjithashtu ajo po heton edhe pse u shpall e vdekur.

Planifikon rrëmbimin për të provuar burrin.

Madrid, 28 dhjetor – Policia spanjolle ka arrestuar një grua, e cila planifikoi rrëmbimin e vet për të verifikuar nëse burri i saj do të paguante shpërblimin.
Gruaja, nga një telefon celular i panjohur i dërgoi burrit fotot, ku dukej me këmbë e duar të lidhura, së bashku me një mesazh ku kërkohej shpërblimi prej 20 mijë euro. Shpërblimi u kërkua edhe në disa mesazhe të tjera, ndërsa burri u paralajmërua që të mos i drejtohej policisë. Por, megjithatë ai e bëri këtë.
Policia filloi hetimin dhe gjeti veturën e saj para një qendre tregtare në qytetin Gandii.
“Gruaja, e cila po udhëtonte vetëm dhe ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore, thuhej se ishte viktimë e rrëmbimit”, njoftoi policia.
Ajo së pari i tha policisë se ishte liruar atë mëngjes, por më vonë e pranoi se kishte fabrikuar rrëmbimin e vet për të “vërtetuar se çka do të bënte burri i saj për të”.

Sunday, December 26, 2010

Estoni: Seksi i shfrenuar, çan dyshemene!

Eh kur thuhet pasion. I tepert ne kete rast, sepse cifti nga Estonia duhet te kene qene te perfshire vertet shume, gjate mardhenies se tyre seksuale. Aq shume, sa dhe dyshemeja e nje apartamenti te vjeter ne qender te kryeqytetit te Estonise u ça, u shemb. Gruaja ra ne bodrumin poshte, mes rafteve dhe kutive tere pluhur. Keshtu u gjend nga ekipi i ndihmes se shpejte e ndergjegjshme dhe ndoshta akoma "ne qejf"  para se te transportohei ne spitalin e Tallin.
E ai? Per partnerin e gruas se re nuk ka asnje lajm. Hipotezat jane te shumta: "edhe ai, i perfshire nga pasioni, mund te kete perfunduar ne ndonje cep te bodrumit" ose " qe mund te kete shpetuar duke "nderprere marrdhenien" ne kohe". Ajo c'ka eshte e sigurte, se tani do te jete duke kerkuar punetore te zote per te rindertuar dyshemene e apartamentit, ndoshta me materiale me te forte, rezistues...  "zjarrit" te erosit.

Vendos një njoftim në internet për të shkembyer marihuanë me nje iPad te ri.

Nje i ri nga Arizona, Jakobi Walker (20 vjec) u arrestua nen akuzen per shperndarje droge. I riu kishte vene nje njoftim ne internet ne te cilin thuhej, qe kerkonte dike per te shkembyer "nje iPod gati i ri + 10 gr marihuane" me nje "iPad te ri". Gjithcka e shoqeruar me fotografi per te ilustruar qe zoteronte ne te vertete ate cfare ofronte ne kembim, per te pasur nje iPad te ri. 
Njoftimi perfundoi edhe nen syte e policise, te cilet u hoqen si bleres potencial dhe vendosen nje takim me te riun ne nje vend publik. Ne takim Walker u paraqit me nje shoke dhe i tregoi mallin "bleresit" por rezultati ishte: i riu dhe shoku i tij perfunduan me pranga ne duar, u arrestuan.

Saturday, December 25, 2010

Pas 11 vjetëve, lind trinjakja.

Një rekord të pazakonshëm e ka vendosur familja Sherpherd, e cila 11 vjet pas lindjes së vajzave Bethany dhe Megan, i lindi edhe vajza e tretë – motra e tyre binjake.
Këtë e arritën pasi që prindërit Linda dhe Adrian ngrinë embrionin dhe shumë vjet më vonë vendosën ta përdorin për mbarsim artificial, njoftojnë mediet britanike.
Bebja Ruleigh ka lindur në Walsall në Angli, në nëntor të këtij viti, ndërsa motrat e saj në gusht 1999.

I pandehuri flet 14 orë pa pushim në gjykatë.

Valter Koenig ka hyrë në librat e drejtësisë. Jo se ka shpikur ndonjë ligj në fushën e drejtësisë, por se është personi që ka folur më shumë gjatë një seance gjyqësore. 61-vjeçari nga Gjermania ka folur 14 orë pa pushim gjatë mbrojtjes së tij, para se të jepej vendimi nga gjykata. Gjykatësit dhe prokurorët janë munduar që ta ndërpresin, por nuk ja kanë dalë dot. Por, pavarësisht kësaj, mashtruesi 61-vjeçar është dënuar me 3 vjet e gjysëm burg.

Friday, December 24, 2010

Kartolina më e vogël e Krishtlindjeve në botë.

Glasgow, 24 dhjetor – Shkencëtarët e Universitetit të Glasgowt kanë krijuar kartolinën e Krishtlindjeve me dimensione 200x290 mikrometra, për të cilën thonë se është më e vogla në botë, njofton BBC.
Kartolina e ekspertëve kryesorë të nanoteknologjisë është aq e vogël sa që 8.276 herë mund të qëndronte në pullën postare.
Për krahasim, trashësia e një fije floku të njeriut është rreth 100 mikrometra. Sipas profesorit David Cumming, krijimi i kartolinës zgjati 30 minuta.
Industria elektronike përdorë përparësinë e mikro dhe nanoteknologjisë në studimet bio-teknologjike, filtrimin optik dhe kontrollin e komponentëve të dritës.

Thursday, December 23, 2010

Kulla e Pisës drejton pak “belin”.

Kulla e Pisës është ndërtuar që në vitin 1173 si simbol i fuqisë dhe pasurisë, por ka përjetuar pak përkulje për shkak të butësisë së themeleve.
 
E vendosur në qytetin Pisa në veri të Italisë, kulla arriti të drejtojë pak “belin” pas restaurimit të fundit.
Pas tetë vitesh punime, lakimi ose përkulja me të cilën u bë e famshme kulla, u konstruktua me 45,72 cm duke bërë që ndërtesa të marrë formën e vitit 1838.
Specialistët pohojnë se kulla, e cila ka rrezikuar disa herë shembjen, tani është siguruar edhe për të paktën 200 vite të tjera.
 

Fundi i Botes. Ja cili do te jete vendi i shpetimit.

Sipas disa teorive, fshati Bugarach, 1.231 metra mbi nivelin e detit, eshte vendi i shenjte i shpetimit.
 
Fshati i vogel, i cili ndodhet ne jug-perendim te Frances, po pergatitet per te perballuar fundin e Botes, i cili sipas Maja-ve, do te ndodhe ne Dhjetor te 2012.
Kjo eshte kaq e vertete sa qe, eshte trajtuar edhe ne mbledhjet e keshillit komunal te fshatit. Sipas nr nje te ketij fshati, Jean-Pierre Delort, ata i tremben nje pelegrinazhi masiv nga te gjitha anet e botes, ne perpjekje per te gjetur nje vend te sigurt. Sipas tij, ka shume franceze, por edhe shume te huaj, qe tashme kane prenotuar shtepi me qera. Pas disa teorive, fshati Bugarach, do te jete nje nga te pakta vende te shenjta qe do t’i mbijetojne apokalipsit.
Ky vend malor, ka qene nje pike frymezimi edhe per shkrimtare te medhenj franceze si Zhyl Vern, dhe Viktor Hygo, por sipas disa gojdhenave ketu jane edhe disa baza nentokesore te alieneve.
 

Wednesday, December 22, 2010

Sportisti 11-vjeçar pa këmbë e duar.

Dayton Webber është një djalosh 11-vjeçar shumë guximtar nga Maryland, me dëshirë jashtëzakonisht të fortë për jetën.
Edhe pse nuk ka duar e këmbë, kjo nuk e pengon Daytonin të kënaqet me jetën e çdo fëmije normal dhe merret me sporte të ndryshme – nga futbolli, basketbolli, patinazhi e bejsbolli e deri te noti, kartingu e mundja.
Dayton kishte vetëm 11 muaj, kur mjekët për shkak të infeksionit bakterial, i cili ia rrezikonte jetën, ia amputuan dy duart e këmbët.
E vetmja gjë që e acaron është kur moshatarët e tij dyshojnë se për shkak të invaliditetit të tij nuk mund të bëjë diçka që ata munden: “Për të gjitha ato që më thonë se nuk mundem t’i bëj, përpiqem t’i dëshmojë se mundem!”

Doktorët: Djali juaj është vajzë!

Një çift gëzoi për lindjen e djalit të parë derisa, një muaj më vonë, zbuluan se në fakt fëmija ishte vajzë.
 
Kenny Hiscock fillimisht dukej se kishte organe gjenitale mashkullore. Por, katër javë më vonë, mamaja e fëmijës Madaleshia (29 vjeç) dhe babai Kenneth (30 vjeç) ndjenë se diçka nuk shkonte.Prindërit e kthyen sërish në spital Kenny-n dhe pas testeve zbuluan se fëmija ishte vajzë.Organet gjenitale të fëmijës ishin zmadhuar për shkak të mungesës së një enzime e cila kishte shkaktuar një prodhim anormal hormonesh.Cifti nga Afrika e Jugut i ka ndërruar emrin Kenny-t në McKenzy dhe po marrin në konsideratë mundësinë e operacionit.
Madeleisha, nëna e fëmijës, tha: “Doktorët thanë që fëmija nuk është mashkull ose femër, por diçka mes të dyjave.”
“Por, ne kemi një vajzë të bukur dhe jemi krenarë për të”, përfundoi Madeleisha.

Duke rinovuar shtëpinë gjeti 300 mijë euro, i dorëzoi në polici.

Duke rinovuar shtëpinë në Ghent, në të cilën para dhjetë vitesh ishte zhvendosur banka, një turk i cili me vite jeton në Belgjikë, gjeti afër 300 mijë euro, njoftojnë agjencitë e huaja të lajmeve. 
 
Ferhat Kaya kishte blerë pronën prej bankës Dexia për 155 mijë euro, ndërsa kishte refuzuar ofertën e një mjeshtri për ta hequr arkën e vjetër të bankës për një shumë prej 3500 euro.
Në vend të kësaj, 33 vjeçari kërkoi ndihmë prej dy shokëve të tij. As nuk e conin ndërmend se në arkë mund të gjenin para.
“Kur e hapëm arkën gjetëm qese në të cilat gjendeshin kartëmonedha prej 20 dhe 50 euro. I numëruam gati 300 mijë euro”, tha Murat Tufan.
Pas bisedës me të atin, Kaya vendosi ta lajmërojë policinë, edhe pse pa problem ka mundur t’i mbajë paratë, pasi banka gjatë dhjetë viteve të fundit nuk i kishte kërkuar ato para.
“Edhe imigrantët janë njerëz të cilët besojnë se sinqeriteti është politika më e mirë”, tha Kaya.

Zëdhënësi i bankës belge Dexia, Ulrike Pommee, deklaroi se ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.
“Me siguri bëhet fjalë për gabim njerëzor. Hetimet se si përfunduan paratë në arkën e harruar nuk do të jenë të thjeshta, pasi paratë humbën më 2001. Por do të punojmë në këtë rast e më pas do të vendosim nëse do ta shpërblejmë personin që ka gjetur dhe dorëzuar paratë”, tha Pommee.

Tuesday, December 21, 2010

Fëmijët e ushqyer me gjirin e nënës më të zgjuar.

Kaliforni, 21 dhjetor - Një studim i gazetës amerikane “Pediatrics”, publikuar sot në mesditë, tregoi se fëmijët e ushqyer me gjirin e nënës për gjashtë muaj ose më gjatë arrijnë rezultate më të larta akademike kur rriten.

Qëllimi i kërkimit ishte të tregonte lidhjen midis inteligjencës dhe arritjeve në karrierë e shkollë në moshën madhore. Një përbërës i qumështit të nënës, besohet se ndikon në një zhvillim lehtësisht më të madh të kapacitetit mendor.
Akademia Amerikane e Pediatërve rekomandojnë ushqimin me qumësht gjiri për fëmijët. Sipas tyre, diçka e tillë shërben edhe për mbrojtjen nga infeksionet, parandalimin e alergjive dhe një numër sëmundjesh kronike.
Studimi u krye nga një grup ekspertësh australianë, të cilët studiuan më shumë se 2 800 fëmijë të lindur midis viteve 1989-1992. 
Rezultatet treguan se: fëmijët e ushqyer me qumësht për gjashtë muaj apo më shumë ishin më të aftë në lëndë si matematika, letërsia dhe në oratori. Tek femrat, rezultatet ishin më pak domethënëse.
”Një tjetër befasi e këtij studimi qëndron në faktin se: meshkujt e ushqyer me gji kishin rezultatet mjaft më të larta se femrat”, deklaroi Wendy Oddy, një prej pjesëtarëve të grupit të kërkuesve. “Meshkujt rriten më ngadalë se femrat, për shkak të mungesës së hormonit femëror estrogjen. Ushqimi me qumësht gjiri, mund të shkaktojë një rritje më të shpejtë të foshnjave të seksit mashkull”.

Pas gjysmë viti martese kupton se burri i saj është grua.

Pas gjysmë viti martesë indiania Minati Khatu zbuloi se bashkëshorti i saj në të vërtetë është grua, shkruajnë agjencitë e huaja të lajmeve. 
 
Khatu nga Rourkeli i Indisë u martua para gjashtë muajve me partnerin, ndërsa më vonë zbuloi se ai është partnerja, Sitakanta Routray.
Routray gjatë kohës kur u njohën kishte mahnitur familjen e 26 vjeçares Khatue dhe martesën e saj nuk e kundërshtoi askush. “Familja ime mbeti e impresionuar dhe të gjithë dhanë pëlqimin për këtë martesë”, tha Khatua.
Ashtu si e kërkon tradita, Sitakanta mori prej familjes së nuses si pajë bizhuteri të shtrenjta, 400 euro dhe një automobil. Megjithatë, Khatu filloi të dyshojë pas martesës pasi “bashkëshorti i saj” refuzonte çfarëdo kontakti fizik, duke thënë se nuk ia lejon feja e tij.
“Fillova të dyshoj se është femër dhe u përpoqa ta zbuloj, por nuk ia arrita. Por një ditë arrita të futem në banjo derisa po bënte dush dhe ankthi im u bë realitet. Bashkëshorti im në të vërtetë ishte femër”, rrëfeu indiania e shokuar.
Policia është duke hetuar rastin

Pagoi çekiçin e vjedhur pas 25 vitesh.

Një hajdut i panjohur nga Pennsylvania në SHBA, dërgoi 45 dollarë familjes nga dyqani i së cilës kishte vjedhur para 25 vitesh një çekiç, njoftoi bashkëpronarja e dyqanit, Lynne Gramling. 
 
Në porosinë e shkruar me dorë, hajduti shkroi se kishte vjedhur çekiçin nga dyqani para 25-30 vjetësh, ndërsa ndërkohë ai kishte ndryshuar dhe i kishte ardhur keq për këtë hajni kështu që kishte vendosur t’i dërgojë 45 dollarë.
Bashkëpronarja thotë se kjo është hera e parë në historinë 50 vjeçare të dyqanit se dikush ka paguar për një alet të vjedhur. Ajo i dhuroi paratë për bamirësi.

Monday, December 20, 2010

Skice e eklipsit te henes ( Kliko foton )

Pema e Krishtlindjeve në shtratin e detit.

Zagreb, 20 dhjetor – Qendra e zhytjes “Mihuriq” nga Sellci në Kroaci ekziston që 15 vjet, ndërsa për 10 vjet para Krishtlindjeve ndërmarrin një veprim të pazakonshëm – vendosjen e pemës së Krishtlindjeve në shtratin e detit.

Edhe këtë javë, në orë e pasdites, në hapësirat e tyre bënë një festë të vogël, por të pazakontë – në thellësinë e detit rreth 10-12 metra nën ujë zbukuruan pemën e Krishtlindjeve, shkruajnë mediet kroate.


Koha ishte e mirë. Prandaj, zhytësit patën më shumë punë në përgatitjen dhe dekorimin e pemës, sesa në gjetjen e një lokacioni të përshtatshëm nënujor.

Vetura që parkohet në autoshtëpizë.


Wellington, 20 dhjetor – Mekaniku i pensionuar kaloi tre muaj duke modifikuar Minin e tij, që të bëhet më i vogël, për ta parkuar në shtëpinë e tij lëvizëse.

Lester Atherfold (67) nga Zelanda e Re shkurtoi gjatësinë e veturës së tij nga 3 në 2.39 metra. Gjatësinë e shkurtoi në pjesën e pasme për 61 cm, bëri një shasi të ngushtë dhe bëri një ndërrues të ri shpejtësish.


Transformimi i veturës i kushtoi vetëm 112 euro, ndërsa motori i Minit 1100 cc, ende mund të arrijë shpejtësinë prej 121 km/h.


Vetura është e prodhuar në vitin 1964, ndërsa Atherfold e ka blerë në vitin 1988.

Jep 60 mije dollare per ti propozuar martesen e te dashures.

Një lajm i tillë u dedikohet të gjitha atyre femrave që mund të mendojnë se tashmë, romanca nuk ekziston më.
 
Megjithatë mund të themi se kampioni i vërtetë i romanticitetit është padyshim një kinez, i cili ka shpenzuar 60 mijë paund për të kërkuar dorën e së dashurës së tij.Me anë të buxhetit që shpenzoi, ai arriti të blinte një tufe me 1999 trëndafila, por jo bimë normale, por bizhuteri 24-karatësh. Lulet e arta më pas iu dorëzuan vajzës.

Të martën, dita më e errët në 372 vjet.

New York - Të martën, më 21 dhjetor do të jetë ndoshta dita më e errët në 372 vjetët e fundit. Në fakt, kjo ditë në kalendar shënon fillimin e dimrit në hemisferën veriore, si dita më e shkurtër e vitit. Përveç kësaj, dita më e shkurtër e vitit do të errësohet nga eklipsi i plotë hënor, që do të jetë i dukshëm në perëndim, shkruan “Fox News”.

Eklipsi dimëror për herë të fundit është shfaqur ditën e njëjtë të vitit 1999 dhe 1980. Pas këtij viti, për këtë fenomen duhet të presim për 84 vjetët e ardhshëm, pasi sipas llogaritjeve kjo do të përsëritet vetëm në vitin 2094. Atëbotë këtë do ta shohin evropianët, afrikanët dhe pjesa më e madhe e Azisë. Megjithatë, hera e fundit kur në të njëjtën datë ka rënë dita e parë e dimrit dhe eklipsi i plotë hënor ishte më 21 dhjetor të vitit të largët 1638.

Saturday, December 18, 2010

Bën tatuazh 100.000 website.

Patrick Vaillancourt është kanadezi i cili vendosi ta shesë “hapësirën” në kraharorin e tij për reklamimin e 100.000 faqeve të internetit. Gjysmën e parave të fituara nga ky lloj reklamimi do ta dhurojë për bamirësi, ndërsa pjesën tjetër, natyrisht do ta mbajë.
 
“Pasi nuk jam tip sportiv dhe nuk mund të vrapoj në maratonë dhe mund të duroj dhimbjen e tatuazheve, në këtë mënyrë kam vendosur që ta jap kontributin tim për bamirësi”, deklaroi kanadezi, i cili gjysmën e parave do t’i dhurojë për organizatën humanitare “Care” .
Përveç kësaj, Patrick dëshiron ta thyejë edhe rekordin botëror me numrin më të madh të tatuazheve me faqe interneti në botë.
Hapësirën në shpinë dhe kraharor për tatuazhe e ka në shitje në faqen back2thelight.com, ndërsa interesi i klientëve që bëjnë reklama është shumë i madh. Me zanatin e tij, ai mund t’i fitojë deri në tre milionë e gjysmë dollarë.

Friday, December 17, 2010

Majmunët “kung fu” sulmojnë fotografin.

Majmunët kanë sulmuar një fotograf në kohën kur ky i fundit po mundohej t’i fotografonte.

Fotografi është larguar pa pësuar dëmtime nga sulmi i majmunëve të llojit “Sifaka”.

Këta majmunë duken si luftëtarët aziatikë. Ata gjatë gjithë kohës hidhen dhe godasin me grushte dhe shqelma. Gjithashtu, këta majmunë sinkronizojnë lëvizjet e tyre me njëri-tjetrin.


Shem, fotografi 33-vjeçar nga Afrika e Jugut, tregon: “Ishte shumë për të qeshur kur i shikoje, sepse dukeshin sikur po praktikonin ‘kung fu’. Arrita t’i bëja shumë foto, por befas mu vërsulën”, transmeton TCH.


Majmunët “sifaka” ndodhen në Madagaskar dhe janë një specie në zhdukje.

Pema e Krishtlindjeve e bere me shishe plastike.

Në një qendër tregtare në Xhakarta në Indonezi, është ndërtuar një pemë e stërmadhe krishtlindjesh e punuar prej 58.000 shishe të zbrazëta plastike.
 
Puna për ndërtimin e këtij konstruksioni jo aq të zakonshëm ka zgjatur 73 ditë, ndërsa për “pemën” janë përdorur 58.000 shishe plastike të cilat janë forcuar me ndihmën e një teli të gjatë 12 kilometra dhe me 620 kilogramë ngjitës.
Kjo pemë Krishtlindjesh është ndriçuar me ndihmën e 1.140 dritave, ndërsa shpenzimet për këtë zbukurim festash të fundvitit kanë mbërritur në 388.565 dollarë amerikanë.
 

Bredhi 11 milionë dollarësh në Abu Dabi.

Abu Dabi - Një hotel superluksoz në Abu Dabi ka vendosur në hollin e tij një bredh të Vitit të Ri të zbukuruar me bizhuteri, që kap vlerën e 11 milionë dollarëve.
Bizhuteritë e pajisura me ar e argjend janë vendosur në degët e bredhit, bashkë me stoli të tjera dhe drita.

Pa objektet, vlera e bredhit është 10 mijë dollarë, ndërkohë që bizhuteritë e shtrenjta e rrisin atë në më shumë se 11 milionë dollarë, ka bërë të ditur menaxheri i përgjithshëm i hotelit, Hans Olbertz.


Ai ka pranuar se ideja për të bërë këtë bredh ishte hedhur nga ekipi i marketingut të hotelit. “Hoteli e bën bredhin çdo vit, por këtë herë ne thamë se duhet të bënim diçka ndryshe”, ka deklaruar Olbertz.

Thursday, December 16, 2010

Nënë, pa duar e këmbë.

Një grua e lindur pa këmbë dhe vetëm me një krah është duke u kujdesur për fëmijën e saj të porsalindur.
 
Melek ( 24) dhe i dashuri i saj Mehmet janë të gëzuar me djali i tyre Semih, i cili është tani nëntë muajsh.
Çifti u takuan kur ata ishin 14 vjeç, por ata u bënë bashkë në moshën 18 vjeçare.Melek tha: “Gjithmonë kemi pasur dëshirë të kemi fëmijë dhe kemi qenë aq të lumtur kur kuptova se unë isha shtatzënë.”
Megjithatë, mjekët e familjes së Melek ishin të shqetësuar për mënyrën se si trupi i saj do t’i përgjigjet shtatzanisë.
Ajo ishte e vendosur për të lindur në mënyrë të natyrshme, por pavarësisht kësaj djali i saj, Semih lindi me operacion.
Pas daljes nga spitali nëna e re është duke u mësuar bashkë me bashkëshortin e saj, se si të merret me fëmijën.

Ndan shtatezanine me te tjere, duke lindur online ne Twitter.

Mënyra se si mund të ndash lindjen e fëmijës me tërë botën mund ta shpjegojë në mënyrën më të mirë Rachael Ince. Një 29 vjeçare e cila ka lejuar miqtë e saj në Twitter të ndjekin në kohë reale shtatzëninë dhe lindjen e saj.
Në 39 javë dhe dy ditë Rachael ka pasur në dorë i-Phonin e saj dhe ka lënë filmimet të shiheshin online në internet.
“Gjithmonë e përdorur Twitterin në jetën time, shpjegoi ajo, dhe lindja e djalit tim është një ngjarje tepër e rëndësishme që nuk mund të shmangia ndarjen me të tjerët.

Ndihmoni Assangen të vjedhë dokumentet sekrete.

Washington, 16 dhjetor – Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, ka shqetësuar mjaft politikanët amerikanë, por edhe politikanët në gjithë botën me publikimin e depesheve sekrete në internet, ndërsa dashamirët e lojërave, të frymëzuar me këtë skandal, kanë krijuar një lojë, qëllimi i të cilës është vjedhja e informacioneve sekrete nga laptopi i presidentit amerikan, Barack Obama.

Parodia në formën e lojës flash bazohet në një situatë qesharake. Me maus drejtohet Assange, i cili përpiqet, derisa Obama nuk shikon, të vjedhë dokumentet sekrete nga laptopi i tij në Zyrën Ovale dhe t’i vendos në USB.


Nëse Obama zgjohet, Assange do të arrestohet automatikisht për shkak të “krimeve seksuale”.

Wednesday, December 15, 2010

Ideja e “gjumit të bukur” nuk është mit.

Stokholm, 15 dhjetor – Ideja se njerëzit kanë nevojë për “gjumë të bukur” ka marrë mbështetje shkencore, sipas një studimi suedez.

Njerëzit e privuar nga gjumi për periudha të gjata duket se janë më pak atraktiv dhe më shumë të sëmurë se ata që kanë pushuar mirë, thotë studimi.


Vullnetarët janë fotografuar pas tetë orë gjumë dhe përsëri janë mbajtur zgjuar për 31 orë, transmeton BBC.


Koncepti i “gjumit të bukur” është i mirënjohur. Por, sipas studiueseve të Institutit Karolinska në Stokholm, këtij koncepti i ka munguar mbështetja shkencore.

Polakët e “mërzitur” bëjnë dordolecin 10 metra të lartë.

Varshavë - Një grup polakësh të mërzitur për gjashtë ditë nga disa tonë borë kanë arritur të krijojnë dordolecin 10 metra të lartë.
 
Dordoleci është bërë në afërsi të vendit Trzebnica në jugperëndim të Polonisë, duke e quajtur Milocinek. Një fuçi të madhe e përdorën për kapele, ndërsa konin e trafikut për hundë. Miloceniki është përfunduar të premten, ndërsa mediet polake spekulojnë se me siguri ky është dordoleci më i madh që është bërë ndonjëherë në Poloni, por edhe në botë, shkruan Daily Mail.

Mamaja si hekuros rrobat, e merr peng.

Nje burre 29 vjecar eshte arrestuar pas nje ngjarje te cuditshme.
Akuza eshte se ai ka marre mamane e tij peng dhe e ka mbajtur peng ate per 6 ore pasi ajo kishte refuzuar t'i hekuroste rrobat. Jo, nuk ishte aspak shaka. Ai e kishte marre te emen peng duke e mbajtur nen shenjester me nje pistolete.
Robert Edward Tyrell Jr, 29 vjec, nga Villa Rica, Georgia, ne Shtetet e Bashkuara,  do perballet me akuzat per sulm te rende dhe burgim te rreme. Togeri Marc Griffith, tha qe burri qe jeton ende me prinderit e tij, kembengulte qe hekurosja ishte pune e grave.
Me ne fund, mamaja e tij, e lodhur nga kjo histori, nuk pranoi t'i hekuroste me rrobat. Tyrrell si kunderveprim i kesaj, i mori celesat dhe celularin mamase, duke e ndaluar te dilte nga shtepia dhe duke e mbajtur nen shenjester. Por, mamaja 51 vjecari ia doli te arratisej dhe te shkonte ne nje stacion policie.
Fatmiresisht gruaja nuk ishte e demtuar, por vetem shume e trembur.
Kur policet mberriten ne shtepine e tyre, Tyrrell ishte ende ne shtepi dhe u dorezua pa kundershtuar.

"Femija avatar" kerkon ndihme.

Prinderit e nje vajze te mbiquajtur "vajza Avatar" kane kerkuar ndihme per te shpetuar vajzen e tyre. 
Vajza 22 vjecare quhet Wu Xiaoyan dhe e ka goditur nje Dislasia Fibrosa. Nje operacion do te permiresonte situaten, por prinderit e saj nuk kane para te mjaftueshme per te paguar operacionin dhe u eshte dashur te asistojne ne perkeqesimin e vazhdueshem te vajzes se tyre.

Doktori Liao Quiqing i spitalit Lishui Zhejang ne Jug te Kines tha: "Wu nuk arrin me te marre fryme nepermjet hundes dhe edhe syte e kane gjithmone e me te veshtire te shikojne."  "Vajza eshte shume kurajoze dhe nuk ankohet asnjehere, por jemi te sigurt qe dhimbjet e saj jane te padurueshme."  "Tumori eshte shperndare ne dy te tretat e fytyres dhe eshte e rendesishme qe te hiqet e qe me pas te behet kimeoterapia dhe radiografia."

Por familja, e cila ka shpenzuar tashme 10,000£ per trajtimin, nuk ka edhe 20,000£ te tjera te nevojshme per te perfunduar nderhyrjen. Te gjithe pjesetaret e familjes jane agrikoltore dhe fitojne pak me shume se 100£ ne muaj. Nder te tjera, mamaja e saj eshte invalide per shkak te nje iktusi dhe babai i saj e ka shume te veshtire te kujdeset per to dhe te vazhdoje te fitoje para per te jetuar. Nese nuk kurohet se shpejti vajza do te vdese ose do te ngelet ne nje gjendje akoma me te keqe se kaq.

Zbulohet grumbulli i galaktikave me 800 miliardë yje.

Londër, 15 dhjetor - Astronomët kanë zbuluar grumbullin më të madh të galaktikave, i cili gjendet afërsisht 7 miliardë vjet drite larg planetit tonë. Ky grumbull galaktikash përmban më qindra galaktika, ndërsa ato bashkë rreth 800 miliardë yje.

Megjithë këtë madhësi të paimagjinueshme për njeriun, ky grumbull galaktikash kishte mbetur i padukshëm për astronomët, derisa nuk u zbulua parregullsia e pazakontë në mikrovalë, që i shkakton ai grumbull galaktikash. Drita mikrovalore është shkaktuar me rastin e shpërthimit të madh, kur janë bashkuar jonet e elektronet dhe kësisoj kanë filluar të krijojnë atomet. Kur drita mikrovalore udhëton nëpër grumbuj galaktikash, ato ndikojnë në mikrovalë dhe kjo dukuri quhet efekti Sunjajev-Zeldovitz.

Ky grumbull galaktikash u emërua SPT-CL J0546-5345. Pasi është aq larg, astronomët në Tokë mund të shohin se si është dukur ai para shtatë miliardë vjetëve, pra kur gjithësia  mendohet se ka qenë përgjysmë më e re se sa është sot, kurse sistemi ynë diellor në atë kohë as që ka ekzistuar.


Shkencëtarët mendojnë së në këtë grumbull ka mjaft “galaktika plaka” të cilat janë krijuar gjatë dy miliardë vjetëve të parë të ekzistimit të gjithësisë. Në foton e NASA-s galaktikat me ngjyrë të verdhë janë yje më të vjetra, kurse ato më të reja janë me ngjyrë të kaltër.


Dhe përse ky zbulim është aq i rëndësishëm?


Grumbujt kaq masiv të galaktikave mund të ofrojnë të dhëna për të ashtuquajturën energji të errët sekrete, përkatësisht të shihet se si ajo energji ndikon në rritjen e strukturave kozmike.

Tuesday, December 14, 2010

Zbulohet… stërgjyshja e Jezu Krishtit

Sipas një legjende mesjetare, një grua shenjtore e quajtur Ismeria, ishte gjyshja e Virgjëreshës Mari dhe rrjedhimisht, stërgjyshja e vetë Jezu Krishtit.
Një ekzaminim i dy dorëshkrimeve që i përkasin shekullit XIV dhe XV, të gjetura në Firence, Itali, përcaktojnë me imtësi se cila ka qenë gruaja që lindi Shën Anën, e cila lindi Shën Marinë.
Historia e jetës së kësaj gruaje reflektohet në reagimet e Florentinëve që jetonin në atë kohë, gjithnjë sipas Catherine Lawless nga Universiteti i Limerikut në Irlandë. Ajo është autore e librit “kush ishte Jezusi njerëzor”
Lawless thotë në një e-mail që i dërgoi LiveScience se “Florentinët e asaj periudhe praktikonin dhe besonin vetëm “historinë familjare të Krishtit”. Historia e jetës së Shën Ismerias është shembulli tipik i një gruaje të devotshme që jeton edhe si e martuar, edhe si vejushë.
Sipas legjendës që na tregojnë dorëshkrimet, Ismeria ishte një grua shumë e bukur dhe shumë e devotshme, e cila u martua me “Santo Liseo”, një patriark. Në ditën e dasmës së tyre, ata bënë një marrëveshje solemne për një jetë bashkëshortore të përkushtuar.
Ismeria i kërkoi Liseos që të respektonte rregullat fetare e të shenjta të martesës, sipas të cilave ata do të flinin bashkë në shtratin bashkëshortor vetëm një herë çdo muaj dhe duke ndjekur këtë ritual ata pas 12 vjetësh patën një vajzë, Anën. Pas 12 vjetësh të tjerë, Liseo vdiq dhe Ismeria lutej ditë e natë që të bashkohej me të. Njerëzit e burrit ia morën gjithë pasurinë dhe ajo përfundoi në një spital. Gjatë qëndrimit të saj aty, besohet se ajo ka bërë 2 mrekulli.
Një burrë shurdhmemec erdhi në spital dhe Ismeria e pyeti atë, që t’i tregonte në emër të Zotit se ku ndihej i sëmurë. Ai u shërua dhe falënderoi Zotin. Por, si shurdhmemeci i shëruar, si Ismeria nuk kishin fare para. Ajo i kërkoi burrit që të sillte një kovë plot me ujë. Ai e solli, ajo u lut, dhe kova u mbush plot me peshq. Peshqit ishin aq shumë saqë hëngrën të gjithë të sëmurët e spitalit, të cilët u shëruan plotësisht pasi hëngrën peshkun. Më pas ajo u kthye në dhomën e saj dhe Zoti e mori me vete në parajsë. Pas vdekjes së Shën Ismerias, Shën Maria, Jezu Krishti dhe 12 apostujt, si dhe shumë të tjerë, bënë një udhëtim deri te spitali për të nderuar kujtimin e saj. Nuk ka asnjë të dhënë për origjinën e legjendës, por ka shumë mundësi që të ketë qenë një histori sesa një tekst edukativ për jetën e një shenjtoreje. Lawless thotë se “pavarësisht mrekullive që bën Ismeria, morali qëndron tek pjesa e martesës”.

Dreka më e gjatë në botë.

Pekin, 14 dhjetor – Kur qytetarët e Lychunit (Kinë) deklaruan se kishin një drekë të gjatë, nuk po talleshin, duke u mbledhur në një tavolinë 1.8 km të gjatë.

Banketa ishte pjesë e një tradite lokale dhe zakoneve të popullit Hani dhe mendohet se sjell fat të mirë.
U përdorën 1 860 tavolina për rreth 10 mijë vakte.  
“Është tradita jonë të festojmë korrjet, duke u mbledhur së bashku për të ngrënë. Gjatësia e asaj që hamë përcakton fatin tonë për të korrat e ardhshme, si gjatësia e një dragoi në vallëzimin e dragoit”, ka deklaruar për gazetën britanike “Metro” një organizator i ngjarjes.

Gjatësia e drekës nuk mjaftoi për të siguruar rekordin botëror, pasi banketi i madh i organizuar ndonjëherë shtrihej në afër 4 km.

Seks në vagon treni përplot me udhëtarë.

Një video e një çifti duke bërë seks në një tren të mbushur me udhëtarë,  xhiruar me celular, po bën xhiron e botës. Video është xhiruar në një tren në kryeqytetin austriak, në Vjenë.

Një nga udhëtarët tha: “Djali u kujtua vetëm një herë që udhëtarë ishin aty, duke mbajtur radhë për të shikuar dhe vetëm sa mbuloi fytyrën me kapuçin e bluzës. Nuk donin t’ia dinin fare për ata që regjistronin skenën”.


Deri tani videoja numëron mijëra klikime në Youtube.
  Zëdhënësi i linjës së trenave, Answer Lang, u shpreh: “Nuk kam çfarë të them. Asnjë nga udhëtarët nuk është ankuar. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë.”

Torte me hashash per mesuesit.

Dhjete mesues te nje shkolle ne Lueneburg, ne veri te Gjermanise, perfunduan ne spital pasi kane ngrene nje torte me hashash. Torta ishte gjetur si nje dhurate anonime ne sallen e mesuesve. Mesuesit thane se kishin ndjere te perzjera dhe marrje mendsh.
"Ata mendonin se mos ishte helmim nga ushqimi, por mjeket e kuptuan menjehere problemin." ka thene nje zedhenes i policise. "Ata kishin te gjitha simptomat e personave qe jane nen efektin e droges." tha ai.
Mesuesit nuk kishin dyshuar aspak. Nuk ishte gje e rralle qe ata te merrnin embelsira nga nxenesit. Fale analizave te gjakut dhe analizave qe i'u bene nje cope torte qe kishte tepruar u siguruan qe behej fjale per hashash.
Mesuesit ishin jashte rrezikut, dhe pasi u kuruan, u nxoren nga spitali. Por policia nuk ka mundur te identifikoje autoret e kesaj shakaje te papergjegjshme. Tani per tani mesuesit jane ende si ne shok.

Luftërat më të çuditshme të botës.

Lufta Anglo-Zanzibare ishte lufta më e shkurtër në histori, vetëm 40 minuta e gjatë.

Haremi pas bombardimeve

E luftuar midis Britanisë së Madhe dhe Zanzibarit më 27 gusht të vitit 1986, konflikti zgjati vetëm 40 minuta, duke u kthyer edhe në luftën më të shkurtër në histori. Shkaku për ndodhjen e menjëhershme të kësaj lufte ka qenë largimi nga jeta i Sulltanit pro britanikëve dhe qeverisja në vend të tij të Sulltan Khalid bin Barghash. Autoritetet britanike parapëlqenin Hamud bin Muhammed si Sulltan. Në përputhje edhe me marrëveshjen e firmosur në vitin 1886, një kusht për pranimin si Sulltan ishte që kandidati i mundshëm të kishte edhe aprovimin e konsullit britanik. Anglezët e cilësuan këtë akt si një arsye për fillimin e luftës dhe i dërguan një ultimatum Klahid, në të cilin kërkohej që Khalid të urdhëronte forcat e tij që të largoheshin dhe të braktisnin pallatin. Si përgjigje, Khalid thirri rojat e tij të pallatit dhe u izolua brenda tij.
Ultimatumi kaloi afatin në orën 09.00 më 27 gusht, kohë në të cilën britanikët kishin mbledhur tre kryqëzorë, dy luftanije, 150 marinarë. Gjithashtu gjendeshin edhe 900 zanzibarë në zonën e portit. Një bombardim u zhvillua në orën 09.02 dhe arriti të çmobilizonte të gjithë artilerinë mbrojtëse të pallatit. Flamuri nga ky vend u ul dhe si rrjedhim zjarri pushoi në 09.40. Forcat ushtarake të Sulltanit patën 500 të vrarë dhe të plagosur rëndë, ndërkohë që te forcat britanike vetëm një marinar u plagos.

Lufta e Derrit: e shkaktuar nga goditja me armë zjarri ndaj një derri

Lufta e Derrit ishte një ballafaqim midis autoriteteve britanike dhe amerikane mbi kufijtë e SHBA-së dhe zonës së Amerikës Veriore, që gjendej nën zotërimin e britanikëve. Hapësira specifike në diskutim për zhvillimin e kësaj lufte ishin ishujt e San Juan që shtrihet midis ishujve Vankuver dhe pjesës kontinentale të Amerikës së Veriut. Lufta e Derrit u quajt në këtë mënyrë, sepse u shkaktua nga goditja me armë zjarri ndaj një derri. Kjo luftë njihet gjithashtu edhe si Episodi i Derrit, Lufta e Derrit dhe e Patates. Fatmirësisht, derri ishte e vetmja “viktimë” e këtij konflikti.

Lufta e 335 viteve (1651–1986): zgjati mbi 335 vjet pa shkaktuar asnjë viktimë

Lufta e 335 viteve ishte lufta midis Holandës dhe ishujve të Shillit (bregdeti në jugperëndim të Britanisë së Madhe). Thuhet se kjo luftë është zgjatur për shkak të mungesës së një marrëveshje paqeje midis këtyre vendeve për 335 vjet. Duke mos pasur asnjë fishek të shkrepur kundër njëri-tjetrit, kjo është një nga luftërat më të gjata dhe më me pak viktima. Pavarësisht vlefshmërisë së pasigurt të kësaj lufte, paqja u shpall në vitin 1986.

Lufta Moldaviane-Transdniestrane: nga të dyja anët oficerët pinin së bashku gjatë natës dhe luftonin gjatë ditës

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, 2 të tretat e popullsisë së Moldavisë kërkonin lidhje më të forta me Rumaninë dhe me fqinjët e tyre në perëndim. Por zona e vendit në lindje të lumit Dniestr kërkonin që të qëndronin më afër Ukrainës dhe Rusisë. Si rrjedhojë nisi lufta dhe pjesa lindore u nda që të formohej Transdniestria, e cila akoma mbetet e panjohur nga bota. Lufta u cilësua e çuditshme. Ushtria lokale e quajti atë Lufta e Dehur, ndërkohë që oficerët e pjesëve luftuese takonin njëri-tjetrin natën për të pirë bashkë. Ata largoheshin në mëngjes dhe hapnin zjarr ndaj njëri-tjetrit. Gjatë natës ata bashkoheshin që të pinin me pjesën tjetër që nuk kishin vrarë ditën e kaluar.

Lufta Emu: si Australia humbi një luftë ndaj shpendëve

Lufta Emu, e njohur edhe si Lufta e Madhe Emu, ishte një operacion ushtarak i gjatë një javë zhvilluar në Australi në nëntor të vitit 1932 për të zgjidhur një problem publik në lidhje me shpendët e shumtë që gjendeshin në zonën Campion të Australisë perëndimore. Emu ishin përgjegjës për një verë të gjatë dhe të nxehtë që shkaktoi pakësime të ushqimit dhe ujit. “Lufta” u zhvillua nën drejtimin e majorit Meredith të Artilerisë Mbretërore Australiane, i cili komandonte një grusht ushtarësh të pajisur me dy mitraloza “Lewis” dhe 10 mijë municione. Por qëllimi pa ndonjë drejtim të mirëpërcaktuar ndaj këtij grupi shpendësh që fluturonin deri në 50 mijë km/orë nuk solli rezultatet e pritura. Zogjtë vetëm sa u larguan, pasi u goditën nga këto municione.
Gjatë javës, vetëm një numër i vogël nga 20 mijë shpendë u vra. Major Meredith u habit dhe arriti madje të krahasonte zogjtë emu me zulutë. Pas disa ditësh, Ministria e Mbrojtjes deklaroi një tërheqje, duke përfunduar në një humbje ushtarake për Australinë.

Lufta e Futbollit: nisi me një lojë futbolli

Lufta e Futbollit (La guerra del fútbol në spanjisht) e njohur edhe si lufta 100-orëshe, ishte një luftë pesëditëshe e luftuar nga El Salvador dhe Honduras në vitin 1969. Ajo u shkaktua nga konflikte politike midis hondurianëve dhe salvadorianëve, duke përmendur këtu edhe çështjet e emigrimit midis këtyre dy vendeve. Këto tensione ekzistuese përkuan edhe me ndeshjet e zjarrta gjatë raundit të dytë të Amerikës Veriore për kualifikim në Kampionatin Botëror të vitit 1970. Më 14 korrik të vitit 1969, ushtria salvadoriane nisi një sulm kundër Hondurasit. Organizata e Shteteve Amerikane negocioi për një armëpushim që ndodhi më 20 korrik. Si rrjedhojë, trupat salvadoriane u tërhoqën në fillim të gushtit. El Salvador mori pjesë në kampionat, por dështoi që të përparonte brenda grupit në të cilin gjendej.

Lufta e Vitit 1812: e shkaktuar nga mesazhe të gabuara telegrafike

E quajtur edhe si Lufta e Zotit Madison, lufta e vitit 1812 ishte në shumë mënyra lufta më e çuditshme në historinë e SHBA-së. Mund të quhej shumë mirë edhe Lufta e Komunikimit të Gabuar. Dy ditë përpara se lufta të deklarohej, qeveria britanike kishte cituar se do të shfuqizonte ligjet mbi tregtinë në dete që ishin edhe arsyeja kryesore e luftës. Ankesa kryesore e SHBA-së ndaj britanikëve ishte ndërhyrja në transportin detar të mallrave. Është i çuditshëm fakti që lufta e nisur fillimisht për lirinë e deteve nisi me pushtimin e Kanadasë. Marrëveshja e paqes që përfundoi luftën nuk vendosi asnjë nga arsyet për të cilat ajo nisi. Përfundimisht të dyja palët shpallën fitoren në vitin 1812. U bë e qartë që e gjithë beteja u zhvillua midis një sërë deklaratash kontradiktore me njëri-tjetrin.

Reja e llahtarshme ndjek aeroplanin.

Montana, 14 dhjetor – Në këtë foto të pazakontë mund të shihni një aeroplan të pasagjerëve duke ikur para një reje të madhe. 
Në disa raste, reja e kishte zënë dhe e kishte “gëlltitur” aeroplanin në ndjekjen e pabesueshme mbi qiellin e shtetit federal amerikan Montana. 
Këtë moment e ka regjistruar Doug Roane, mjek dhe fotograf gjysmë-profesional, i cili u ndodh rastësisht në afërsi, derisa po kthehej në shtëpi nga ditëlindja e parë e nipit.  
“U ndala pranë rrugës dhe pashë se stuhia po përkeqësohej. Dola nga vetura për të bërë disa foto”, tha mjeku, i cili shtoi se aeroplani u paraqit papritmas derisa po fotografonte.  
“Aeroporti ishte disa kilometra larg, por dukej se aeroplani ishte në luftë të vazhdueshme me stuhinë”, tha mjeku. Dëshmitari i skenës së pazakontë tha se dukej sikur reja po ndiqte aeroplanin.

Konsumimi i frutave ndalon humbjen e kujtesës.

Shkencëtarët e degës së Psikiatrisë së Universitetit Cincinnati bënë një studim mbi 12 persona që vuanin nga humbja e kujtesës. Si rezultat ato të cilët kishin konsumuar lëngun e rrushit për 12 javë pasqyruan një performancë të mire në testet e ndryshme të kujtesës.
Ekspertët formuan dy grupe të ndryshme. Ndërkohë që grupit të parë iu dha lëng rrushi i marrë nga zona Concord e Massachusett grupi i dytë nuk piu asgjë. Gjatë kohës së eksperimentit të dy grupeve ju bënë teste të rregullta kujtese. Sipas rezultateve të studimit grupi i parë kishte një zhvillim më afatgjatë.
Sipas ekspertëve shkaku i cili qëndron pas këtyre rezultateve janë antidoksanët e lëkurës dhe lëngu i rrushit. Pavarësisht se nuk kishte ndryshime thelbësore në mes grupeve ato të cilët kishin konsumuar lëngun natyral të rrushit të zi ishin më të avancuar në mësim. Me anë të këtij eksperimenti përforcohet kujtesa afatshkurtër dhe zhvillohet kujtesa e heshtur që i përket një vendi.
Sipas rezultateve të studimit me anë të frutave dhe zarzavateve të pasura me antidoksan dhe lëngjeve të tyre 100% natyrale mbrohet funksioni i informacionit.

Monday, December 13, 2010

Në shtrat me 5485 njerëz.

Lidhja e Sara Moore dhe Geof Daniels ka zgjatur plot 20 vjet . Deri këtu nuk ka asgjë të vecantë .
Si Sara edhe Geof janë trajnuar seksualisht për të ndihmuar djemtë dhe vajzat për problemet intime .
Ato kanë bërë seks rregullisht për 19 vjet rresht .Gjatë kësaj kohe , Sara ka kryer marrëdhënie me 3.323 djem , 52 prej të cilëve kanë qenë të virgjër . Geof ka kryer marrëdhënie me 2162 femra , 49 prej të cilave kanë humbur virgjërinë me të .


Vec kryerjes së marrëdhënieve , “ trajnerët e seksit” , I japin këshilla “nxënësve” të tyre në lidhje me problemet , me vetëkënaqësinë , mësime të ndryshme etj . Sarah esht krenare për punën e saj dhe nuk është penduar që ka zgjedhur këtë rrugë : “ Jam krenare për atë që bëj . Kjo është një gjë që I vjen në ndihmë njerëzve . Shumë veta e quajnë atë që bëj unë të njëjtë me atë që bën një prostitutë , por nuk është kështu . Njerëzit kanë nevojë të marrin mësime mbi seksin , sepse kjo është një temë që nuk diskutohet shumë . Do vazhdoj ta ushtroj profesionin tim derisa ta shikoj të nevojshme dhe derisa të kem mundësi “ është shprehur Sara Moore deklaron se si ajo dhe I dashuri nuk e kanë problem faktin që partneri shkon me të tjerë në shtrat .

Kinezi që shkruan me sy.

Një burrë kinez mund të shkruajë bukurshkrim me lotët të cilët i nxjerr nga sytë e tij. 
Ru Anting, 56-vjeçar, nga provinca kineze Henan, thith ujin nga hunda e tij dhe e spërkat atë përmes kanalit të lotit.Ai së fundi këtë e ka demonstruar në parkun Lotus World në qytetin Shanshui, ku ka shkruar katër fjalë, “Fu Ru Dong Hai” (“Fati është i madh sa edhe deti”) në një dërrasë të mbuluar me letër të kuqe.

“Ndonjëherë e gëlltitja ujin derisa notoja, dhe një herë aksidentalisht zbulova se ujin që e gëlltisja mund ta nxjerrja përmes syve të mi. Miqtë e mi u befasuan kur më panë”, ka bërë të ditur kinezi.
Por ai nuk e shfrytëzoi këtë aftësi të tij deri në vitet e 1990-ta, kur humbi punën në një fabrikë lokale pas 20 vitesh punë, dhe filloi ta zhvillojë këtë talent. Ru, pas stërvitjeve intensive për tre vite, ka arritur ta hedhë ujin me saktësi për mbi  3 metra largësi, nga syri i tij.

Meshkujt e duan martesën më shumë se femrat .

New York - Meshkujt e dinë se të martuar më lehtë i rrisin fëmijët, përparojnë në karrierë dhe janë të pranuar në shoqëri. Për këtë e duan martesën më shumë se femrat. Ndërsa, sondazhi i fundit i revistës amerikane “Time” ka zbuluar se nëse do të ndaheshin, meshkujt nuk do të rrinin duarkryq, por do të martoheshin përsëri, pasi nuk dëshirojnë të mbesin vetëm.
Rreth 38 % e meshkujve besojnë se të martuar janë më të lumtur. Këtë mendim e ndajnë 22 % e femrave. Edhe pse është i pranuar gjerësisht mendimi se meshkujt janë ata që duhet ndjekur, peshkuar dhe të miratojnë lidhjen, janë pikërisht gratë që janë të pavendosura dhe me më pak romantizëm e shikojnë martesën
.

Pensionistët njihen përmes Facebook-ut dhe martohen.

Londër - Njihen në Facebook, dashurohen e pastaj martohen. Asgjë e çuditshme, vetëm se së bashku kanë madje 159 vjet. Asnjëherë nuk është vonë për dashuri, e as për ata përmes rrjetit social, siç është Facebook.
 
Barbara Moore (77) dhe Laurence Brocklesby (82) janë njohur përmes Facebook-ut, janë dashuruar dhe vendosën të kalojnë pjesën e mbetur të jetës së bashku. Barbara ka hapur profilin e saj në Facebook pas vdekjes së burrit, për të komunikuar më lehtë me anëtarët e rinj të familjes, derisa Laurence interesohej për Facebook në kërkim të pemës së familjes së tij. 
Çifti ndoshta kurrë nuk do të njihej, nëse Laurence nuk do ta lëndonte dorën, derisa ishte i vetëm në shtëpi. Menjëherë e lajmëroi Barbaran, e cila e mori dhe e dërgoi në spital. Më vonë filluan të jetojnë së bashku, e pastaj edhe lidhjen e ligjëruan në zyrën civile, njoftojnë mediat britanike.

Sunday, December 12, 2010

Shesin fëmijën për një celular.

Një cift i ri kinezësh kanë kërkuar të shesin fëmijën e tyre të sapolindur për të blerë një celular.
Babai 21 vjecar dhe mamaja 19 vjecare kanë tentuar të shesin djalin e lindur para 6 ditësh për rreth 2500 juan, ekuivalent me 250 euro.
Ngjarja ka ndodhur në provincën Chongqing ku blerësi do ta rishiste fëmijen tek një cift tjetër që ishte i gatshëm të paguante rreth 10.000 juan ose 1000 euro. Tashmë dëshmitarët e kanë denoncuar ngjarjen në polici.
Pasi është marrë në pyetje, babai i ri u shpreh se nuk kishte mundesi ta rriste fëmijën, ndersa nëna tha se ishte penduar duke kërkuar sërish fëmijën e saj. Ky nuk është një rast i izoluar ne Kinë apo në vëndet e botës së tretë ku shumë prindër vendosin t’i shesin fëmijët në pamundësi për t’i rritur.
Por duhet patur parasysh se jo të gjithë kanë fatin e mirë që të shiten në një familje që vërtet do ti doje ata.