Sunday, December 5, 2010

Burrat duhet të evitojnë këto 10 tipe grash!

Londer - Ja 10 tipet e grave, që sipas meshkujve, duhen evituar dhe duhen mbajtur larg sepse sjellin probleme gjatë një lidhjeje.

1- Nusja e ardhshme
Kjo lloj gruaje vuan lëvizjen e akrepave të orës biologjike dhe qëllimi i saj i vetëm është gjetja e një burri që ta çojë në altar. Nuk ka rëndësi nëse ishte një vajzë e lirë dhe e pavarur me pare; tani në çdo moment ajo ka idenë fikse për të gjetur princin e saj. Shpeshherë ajo bën edhe zgjedhjet e gabuara për shkak të nxitimit në lidhje me partnerin

2- Unë e di më mirë
Bisedat shkojnë shumë mirë për aq kohë sa ka dialog. Vështirësia nis kur duhet vendosur, kush ta thotë fjalën e fundit. Pikërisht këto lloj femrash që thonë një lumë me fjalë pa ndaluar, bëhen të mërzitshme dhe përsërisin vetveten. Ato kanë si qëllim që të thonë gjithnjë diçka edhe kur nuk është vendi dhe momenti për të folur.

3-Gruaja porcelan
E ndjeshme dhe delikate deri në ekstrem. Gra të këtij lloji kërkojnë që të tjerët të përkujdesen shumë për të, sepse çdo fjalë, kritikë, batutë, koment mund të shkaktojë krizë të tmerrshme për ditë të tëra. Shkurt me femra të tilla, meshkujve do u shkojë jeta duke kërkuar falje.

4-Gruaja bankomat
Shpenzime, shpenzime, shpenzime është kryefjala e tyre. Mobilim shtëpie, “shopping”, këpucë, lule, aksesorë janë kërkesat kryesore për të marrë kartën e kreditit të partnerit. Këto lloj grash e shtrydhin partnerin si limon dhe më pas e lënë atë me borxhe.

5-Diktatorja
Nis me fjalët se bluzja nuk ju shkon, duhet të vishni me mirë këmishat, duhet të ndryshoni modelin e flokëve... Më pas vijon duke kontrolluar çdo aspekt të jetës suaj, duke nisur që nga zakonet e përditshme, miqtë që frekuentoni, fjalët dhe bisedat që bëni. Në fund një burrë do ta ndjejë veten të transformuar nëse pranon lidhjen me partnere të tillë.

6- E pasigurta
Në fillim gra të këtij lloji janë të ëmbla, pasi të mbulojnë me pyetje naive pa fund. Më pas zbulohet se tek to ka një pasiguri të thellë që manifestohet me xhelozi prej manjakeje. U telefonojnë partnerëve të tyre 20 herë në ditë, kërkojnë të dinë gjithçka, jetojnë në terror nga frika se mos braktisen. Dashuria e tyre kthehet në obsesion.

7-Joshësja
Je ulur në një bar dhe ajo të sheh me sy të zjarrtë, bën lëvizje joshëse para teje, në zyrë mban funde të shkurtra, këmisha të ngushta dhe nuk heziton të të provokojë. Kjo lloj gruaje ka dëshirë që të luajë me burrat si macja me miun. Qëndroni larg saj, sepse nuk e keni për shumë kohë tuajën.

8-Mbretëresha në fron
Kjo lloj gruaje synon gjithnjë piedestalin, të jetë gjithnjë me sipër se të tjerët. Burrat për të janë skllevër, që duhet ta adhurojnë dhe të zbatojnë çdo urdhër të saj. Kujdes sepse do të përfundoni si qen dhe do të harroni respektin për veten tuaj.

9 – Gruaja misterioze
Jeta e saj është plot me të fshehta dhe ju nuk arrini të zbuloni se cila është ajo në të vërtetë. Nëse një grua ka një lloj enigme, do të thotë se po ju fsheh diçka të rëndësishme. Në fillim misteri është intrigues, por më pas bëhet i lodhshëm. Qartësia dhe çiltërsia është baza e çdo raporti të gjatë.

10 - Bukuroshja e fjetur
Janë gra që jetojnë në botën e tyre të ëndrrave me princa të kaltër, dashuri të përjetshme dhe romantike pa fund. Janë rritur me përkujdesje dhe përkëdhelje dhe nuk duan t'ia dinë për faturat që duhen paguar dhe për banjën që duhet pastruar. Qëndroni larg Miss Romantikes, sepse jeta juaj do të jetë tepër e vështirë.

No comments:

Post a Comment