Wednesday, December 1, 2010

15 gënjeshtra që botërisht dihen si të vërteta

1. Elefanti është i vetmi gjitar që nuk mund të kërcejë: në të kundërt të legjendës popullore thurur mbi pamundësinë e kërcimit të elefantit, kjo paaftësi nuk i përket vetëm elefantit.
P.sh në Amerikë një kafshë, e cila ka marrë emrin nga fjala “dembelizëm” nuk mund të kërcejë në përshtatje me mënyrën e jetesës. Krahas kësaj edhe rinoqeronti e hipopotami hyjnë në grupin e gjitarëve që nuk mund të kërcejnë, por ndryshe nga elefantët kur vrapojnë mund t’i shkëpusin të katër këmbët nga toka.
2. Arinjtë polarë janë sollakë: shkencëtarët të cilët ia kanë përkushtuar jetën studimit të arinjve polarë kanë vëzhguar se këta kafshë mund të përdorin të dyja duart. Një përrallë e tillë ndoshta është hapur nga njerëzit të cilët kanë parë arinjtë të përdorin shumë mirë dorën e majtë por nuk kanë parë edhe përdorimin e dorë së djathtë.
3. Makina e parë është shpikur nga Henri Ford: pavarësisht përpjekjeve të bëra nga inxhinierë gjerman të asaj kohe si Gottlieb Daimler, Wilhelm Maybach dhe Siegfried Marcus për të vënë në jetë idetë e tyre, nga të gjithë dihet se modeli i parë modern i makinës është prodhuar nga Karl Benz. I njohur si shpikësi i parë i makinës, Henry Ford ka zhvilluar një linjë prodhimi dhe ka përdorur me sukses teknologjinë e prodhimit në seri.
4. Sushi është peshk i gjallë: sushi nuk do të thotë peshk i gjallë, i pagatuar dhe tek të gjitha sushit nuk gjendet peshk. Termi që përdorin japonezët për peshkun e gjallë është “Sashimi”. Ndërsa termi sushi përdoret për pilafin i cili përgatitet me një sos të athët. Për nga tradita brenda pilafit mund të përdoret edhe peshk i gjallë por në këtë pilaf mund të gjeni dhe produkte të gatuara deti, vezë peshqish, vezë apo zarzavate të ndryshme. Sushi i mbështjellur me myshk dhe produktet e tjera nuk quhen sushi por “Makizushi”.
5. Thomas Edison zbuloi grafinë: edhe pse grafia e gjetur nga Thos Edison përdoret si diçka standarde në fushën e mjekësisë, këta nuk janë shembulli i parë i fotografimit të rrezeve X. Më 22 Dhjetor të vitit 1895 një profesor fizike gjerman i quajtur Wilhelm Rontgen, u bë njeriu i parë, i cili duke përdorur rrezet X, ka parë në pllakë kockat e duarve të gruas së tij.
6. Galileo është shpikësi i teleskopit të parë: teleskopët më të vjetër në vitin 1608 mbanin firmën e Hans Lippershey. Në mes të emrave pretendues të gjetjes së teleskopit mund të rradhisim  Zacharias Janssen dhe  Alkmaar Jacob Metius. Në projektin e parë të teleskopit përveç lentes konvekse gjendej edhe një lente e vogël. Galileo e ka përdorur një vit më vonë në 1609 këtë projekt. Në vitin 1611 Johannes Kepler tregoi se si mund të ndërtojmë një teleskop më të fortë duke përdorur një lente konvekse dhe disa lente konkave. Ndërsa në vitin 1655 astronomë si Christian Huygens, duke përdorur lente komplekse mundën të ndërtonin teleskopët keplerian të cilët ishin shumë të fortë por jopraktikë.
7. Llampën e parë e ka shpikur Thomas Edison: në vitin 1802 Humphry Davy ndërtoi baterinë më të fuqishme elektrike të bërë deri atëherë. Përsëri brenda një viti duke përdorur një tel të hollë prej platini, Davy arriti të bënte modelin e llampës së parë. Davy kishte zgjedhur platinin sepse e dinte që platini shkrihej në një temperaturë të lartë. Llampa e parë nuk ishte shumë rezistente dhe nuk bënte dritë të mirë, por llampa e prodhuar nga Edisoni 75 vite më pas kishte hapur rrugën e prodhimit të lirë.
8. Mjeti i parë fluturues me motor është shpikur nga vëllezërit Rait: kur përmendim fjalët avion, motor gjëja e parë që na vjen në mendje janë vëllezërit Rait  por 9 muaj para fluturimit të famshëm të bërë në Kiti Hawk më 17 Dhjetor 1903, me 31 Mars të vitit 1903 në Zelandën e re Richard Pearse kishte arritur të niste një avion duke përdorur një motor dhe të projektuar më mirë se avioni i vëllezërve Rait.
9. Shpikësi i internetit është Al Gore: 4 emra të cilët njihen si themeluesit e internetit janë drejtuesit e ARPANET, Vinton Cerf, Lawrence Roberts, Leonard Kleinrock dhe Robert Kahn. Shpikësi i gabuar Al Gore ( edhe pse Al Gore nuk ka thënë asnjëherë se “e kam shpikur unë internetin” ka deklaruar se ka zënë një vend të rëndësishëm në Kongresin Amerikan gjatë periudhës së projektimit të tij) ka lindur me 23 Qershor 1943 dhe njihet si babai i internetit. Ky emër i nderuar me shumë çmime si Medalja e Teknologjisë ndërkombëtare gjatë viteve universitare ka punuar pranë prof. Gerald Estrin dhe grupit të prof. Leonard Kleinrock. Ky grup shtrihej në mes dy nyjave të gjendjes fillestare të ARPANETIT ose internetit. Gjatë kohës kur ishte në UCLA shpikësi i protokollit brenda rrjetit Cerf  u takua me Robert Kahn, projektuesin e Hardware dhe i paraqiti gjetjen e tij. Që nga shtatori i vitit 2005 Cerf punon si ndihmës- drejtor i Google dhe Evangjelist interneti.
10. Benjamin Franklin ka zbuluar energjinë: Benjamin Franklin nuk e ka gjetur energjinë në vitin 1752 kur balona e tij u godit nga rrufeja. Në të vërtetë atëherë elektriciteti ishte diçka shumë e njohur. Në vend të tij Franklin u përpoq të argumentonte strukturën elektrike të rrufesë. Gjatë një stuhie Franklin po mbante një balonë prej mëndafshi në majën e të cilës kishte lidhur një çelës prej metali dhe vuri re që fijet e balonës u shkarkuan bashkë me energjinë elektrike. Kur preku çelësin ai kuptoi ngarkesën elektrike të ajrit dhe jo rrufesë. Kjo nuk ishte një provë e mjaftueshme për të provuar energjinë e shkarkuar nga rrufeja. Nëse rrufeja do të shkarkonte në balonë edhe Franklin ashtu si Profesor Georg Wilhelm Richman nga St. Peterburgu do të kishte vdekur. Por ky njeri e ka përsëritur këtë eksperiment përsëri disa muaj më vonë.
11. Marie Antoineta u ka thënë francezëve “Nëse nuk mund të gjejnë bukë le të hanë ëmbëlsira”: në vitin 1766  Zhan Xhak Rusoi ka shkruar librin “Rrëfimet” dhe këto fjalë të përdora nga një princeshë e njohur ia referonte mbretëreshës së 16- të të Francës, gruas së Luisit , Marie Antoinetës. Por ky person nuk mund të jetë Marie Antoineta sepse në vitin 1766 ajo ishte vetëm 11 vjeç. Historianët mendojnë se personi për të cilin flet Rusoit është gruaja e Luisit të 14-të Marie Therese, e cila ka mbretëruar 75 vite para Marie Antoinetës së Luisit të 16-të.
12. Abner Doubleday ka shpikur bejzbollin: përkundrazi asaj që dihet  Abner Doubleday nuk e  ka shpikur bejzbollin. Në vitin 1907 një komision përgatiti një raport në lidhje me krijimin e bejzbollit. Sipas rezultateve të këtij raporti në vitin 1839 Në New York, një i ri nga Cooperstown, Abner Doubleday kishte vizatuar një diagram në trajtë diamanti për një lojë të quajtur “Town Ball”. Një histori e mrekullueshme por në të vërtetë një legjendë nëse flasim për vitet e shkollës ushtarake të Doubleday-it dhe për faktin se gjatë kësaj kohe nuk ka shpikur asgjë në lidhje me lojën. Sot besohet se kjo lojë është shpikur nga një arkëtar njujorkez dhe një piktor teknik i quajtur Alexander Joy Cartwright. Vetë përkujtohet si babai i bejzbollit modern.
13. Romën e ka djegur Neroni: historianët janë të mendimit se zjarri është shkaktuar nga kundërshtarët e Neronit dhe se më vonë ia kanë hedhur fajin atij. Ç’është e vërteta Neroni ishte një hero, ishte përpjekur ta shuante zjarrin, t’u siguronte vendstrehim personave të mbetur pa shtëpi  dhe kishte ndihmuar në rikonstruksionin e qytetit.
14. Neroni i binte violinës kur po digjej Roma: sipas legjendës në vitin 64 pas Krishtit , perandori i çmendur Neron djeg pallatin dhe pastaj pasi del në majë të kullës Maecenas fillon t’i bjerë violinës, këndon opera dhe sodit djegien e Romës. Por sipas Tacitus njërit prej historianëve të asaj kohe kur ka rënë zjarri, Neroni ishte në vilën e tij në qytetin Antium 50 km larg qytetit.
15. Pjesë të ndryshme të gjuhës dallojnë shije të ndryshme: në gjuhë gjenden pika të ndryshme shijimi dhe disa prej tyre janë  më të ndjeshme. Por këta pika nuk janë të ndara prerazi nga njëra-tjetra.

No comments:

Post a Comment