Monday, December 6, 2010

Hapet klinikë rehabilitimi për të sëmurët e Facebook-ut

Në Novi Sad të Serbisë u hap klinika e rehabilitimit për personat, të cilët shfaqin vartësi ndaj Facebookut. Klinika e parë që mundëson një shërbim të tillë në Evropën Juglindore ka filluar të pranojë pacientët e parë.
Në deklaratën e dhënë për gazetarët, shefi i klinikës Prima të hapur në Novi Sad Dr. Dragan Stefanoviç, theksoi se personat do të qëndrojnë të paktën një muaj në klinikë për t’u kuruar dhe më pas doktorët duke analizuar gjendjen e të sëmurit do vendosin nëse duhet apo jo të vazhdojë terapinë.
Dr. Stefanoviç, nënvizoi faktin se vartësia “Like” e përdoruesve të Facebookut po bëhet shumë serioze dhe se hapja e një klinike të tillë përbën një rëndësi shumë të madhe për ato që kanë nevojë të kurohen. Klinika ka filluar të marrë të sëmurët e parë.
Një 33-vjeçare serbe, e cila nuk kishte dëshirë të jepte emrin, theksoi se në fillim kishte menduar se “like” janë të padëmshëm por me kalimin e kohës kishte filluar t’i vlerësonte dhe të ndante me miqtë në Facebook vetëm linket që merrnin më shumë “like”. I njëjti person pohon se në fazat e mëvonshme mes saj dhe shokëve në Facebook kishte nisur një garë e vërtetë për të fituar sa më shumë linke.
Ndërkohë opinioni publik serb është përballuar me problemin e vartësisë “Like” para tre muajsh. Vetëm se nuk kishte marrë asnjë “like” për mesazhin e vendosur në Facebook para tre muajsh një vajzë e re kishte tentuar të vriste veten duke prerë damarët. E shtruar në spital, vajza e re është shpëtuar pas përpjekjeve të shumta të doktorëve. Sipas raportit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 3 mijë nga personat që i përkasin kategorisë së vartësisë jetojnë në Serbi dhe kjo shifër parashikohet të katërfishohet brenda dy vjetëve .

No comments:

Post a Comment