Pasi që i ishte prishur dera, një parisiene 69-vjeçare ka mbetur e bllokuar për 20 ditë në banjën e saj. Gruaja fatkeqe kishte mbijetuar vetëm me ujë të ngrohtë.
Pasi vendi ku ishte bllokuar nuk kishte as dritare e as telefon, mënyra e vetme për të kërkuar ndihmë ishte goditja e gypit gjatë natës, transmetojnë mediet britanike.
Megjithatë, fqinjët e saj menduan se po bëhen punime në shtëpi. Madje filluan të nënshkruajnë peticionin për t’i ndaluar.
Kur pas një kohe vunë re se fqinjën nuk e kishin parë një kohë të gjatë, thirrën zjarrfikësit, të cilën e gjetën më vonë në dyshemenë e banjës dhe e shpëtuan.
No comments:
Post a Comment