Kali i Nilit Nikica sërish iku nga kopshti zoologjik privat në Malin e Zi.
Vërshimet dhe niveli i lartë i ujit i mundësuan femrës 10 vjeçare të Kalit të Nilit, e cila peshon më shumë se dy tonelata, të ikë nga kafazi dhe tani noton lirshëm nëpër ujërat e Liqenit të Shkodrës ndërmjet kufirit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, shkruajnë mediat malazeze.
Kjo është arratisja e dytë e saj. Në janar të këtij viti, vërshimet po ashtu i mundësuan që të shëtitej lirshëm nëpër rrugë. Kur u qetësuan vërshimet ajo u kthye në shtëpi.Në kopshtin zoologjik privat Nikica jeton prej dhjetë vjetësh.

No comments:
Post a Comment