Montana, 14 dhjetor – Në këtë foto të pazakontë mund të shihni një aeroplan të pasagjerëve duke ikur para një reje të madhe.
Në disa raste, reja e kishte zënë dhe e kishte “gëlltitur” aeroplanin në ndjekjen e pabesueshme mbi qiellin e shtetit federal amerikan Montana.
Këtë moment e ka regjistruar Doug Roane, mjek dhe fotograf gjysmë-profesional, i cili u ndodh rastësisht në afërsi, derisa po kthehej në shtëpi nga ditëlindja e parë e nipit.
“U ndala pranë rrugës dhe pashë se stuhia po përkeqësohej. Dola nga vetura për të bërë disa foto”, tha mjeku, i cili shtoi se aeroplani u paraqit papritmas derisa po fotografonte.
“Aeroporti ishte disa kilometra larg, por dukej se aeroplani ishte në luftë të vazhdueshme me stuhinë”, tha mjeku. Dëshmitari i skenës së pazakontë tha se dukej sikur reja po ndiqte aeroplanin.
No comments:
Post a Comment