Të gjithë e dimë se lënia e cigares është në dobi të trupit. Por, mjekët dhe shkencëtarët nuk ishin të sigurt rreth ndikimit që shkakton lënia e cigares në lumturinë e personave.
Në përgjithësi, cigarja preferohet për të pakësuar depresionin dhe mërzinë. Sipas një studimi të kohëve të fundit, vihet re se personat, të cilët vendosin të lënë cigaren, janë shumë më të lumtur pasi e lënë atë.
Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë së Jugut zhvilluan një studim mbi një grup të përbërë nga 236 femra dhe meshkuj, që dëshironin të linin cigaren. Rezultatet treguan se tek personat që arritën të shkëputen krejtësisht nga cigarja është parë përmirësim i gjendjes depresive brenda një kohe të shkurtër. Pikërisht këta persona ishin personat më të lumtur të grupit, transmeton gazeta Start.
Personat që lënë cigaren qoftë dhe për një kohë të shkurtër ndihen më mirë, ndërsa ata të cilët nuk arrijnë të shpëtojnë nga cigarja u panë si personat më të mërzitur të grupit.
Sipas rezultateve të përftuara në fund të studimit, bëhet e ditur se lënia e cigares eliminon pothuajse krejtësisht hidhërimin dhe mërzinë. Mjekët theksojnë se cigarja minimizon shqetësimin duke mpirë qelizat nervore, por në kohët e depresionit ajo pasqyron gjendjen shpirtërore. Për këtë arsye cigarja krijon një lloj vartësie emocionale me personat duhanpirës dhe gjatë kohës së konsumimit të saj, personi kujton gjendjen e depresionit.
No comments:
Post a Comment