Wednesday, December 8, 2010

Foshnja lind me dy dhëmbë.

Londër - Dhënia e gjirit mund të jetë e papëlqyeshme për nënën, e veçanërisht kur bebja e porsalindur ka dy dhëmbë të parë. Patricia Caulfield (25 vjeçe) nga Liverpooli ka vënë re se vajza e saj ka dy dhëmbë të bardhë, pas lindjes në spitalin Ormskirk.
Faye e vogël tani ka dy javë dhe dhëmbët në nofullën e poshtme i janë rritur edhe më shumë. Tek shumica e foshnjave, dhëmbët paraqiten në gjashtë muajt e parë. Burri i Patricias ishte gjithashtu i habitur, por ajo tallet duke thënë se megjithatë e ka më lehtë, pasi nuk i jep gji.  “Nganjëherë bëj shaka dhe them se shtatzënia ka zgjatë shumë kohë, që vajza të ketë të gjitha dhëmbët pas lindjes”, tha Patricia për "Daily Mail".

No comments:

Post a Comment