Shkaku i një në pesë divorce është rrjeti shoqëror Facebook, tregon hulumtimi i fundit amerikan.
Dikur për prishjen e martesës ishte fajtor shenjë e buzëkuqit në këmishën e burrit, apo viteve të fundit, mesazhet në celular. Sot, siç tregon hulumtimi, martesat prishen nga rrjetet shoqërore, transmetojnë mediet amerikane.
Në këtë studim, 80 % e pjesëmarrësve ishin avokatë, të cilët theksuan se rrjetet shoqërore janë gjithnjë e më shpesh provë e rëndësishme në procedurat e divorcit. Mesazhet flirtuese dhe fotot, të cilat publikohen në Facebook, janë dëshmi që konfirmojnë sjelljen jomorale të njërit nga bashkëshortët.
No comments:
Post a Comment