Një burrë kinez mund të shkruajë bukurshkrim me lotët të cilët i nxjerr nga sytë e tij.
Ru Anting, 56-vjeçar, nga provinca kineze Henan, thith ujin nga hunda e tij dhe e spërkat atë përmes kanalit të lotit.Ai së fundi këtë e ka demonstruar në parkun Lotus World në qytetin Shanshui, ku ka shkruar katër fjalë, “Fu Ru Dong Hai” (“Fati është i madh sa edhe deti”) në një dërrasë të mbuluar me letër të kuqe.
“Ndonjëherë e gëlltitja ujin derisa notoja, dhe një herë aksidentalisht zbulova se ujin që e gëlltisja mund ta nxjerrja përmes syve të mi. Miqtë e mi u befasuan kur më panë”, ka bërë të ditur kinezi.
“Ndonjëherë e gëlltitja ujin derisa notoja, dhe një herë aksidentalisht zbulova se ujin që e gëlltisja mund ta nxjerrja përmes syve të mi. Miqtë e mi u befasuan kur më panë”, ka bërë të ditur kinezi.
Por ai nuk e shfrytëzoi këtë aftësi të tij deri në vitet e 1990-ta, kur humbi punën në një fabrikë lokale pas 20 vitesh punë, dhe filloi ta zhvillojë këtë talent. Ru, pas stërvitjeve intensive për tre vite, ka arritur ta hedhë ujin me saktësi për mbi 3 metra largësi, nga syri i tij.
No comments:
Post a Comment