Prej kohësh njerëzit kishin vëne re se krokodilët,pasi hanin gjahun e kapur në ujin e detit fillonin të lotonin.
Kjo dukuri të linte përshtypjen se kjo kafshe qante prenë e ngrënë.Prandaj dhe lindi shprehja “lotët e krokodilit” që përsonifikon hipokrizinë e njerezve të ligë.
E vërteta është se krokodilit nuk i vjen keq për kafshën e ngrënë,por është gjendra e kripës ajo që prodhon lotët.
Dhe pikërisht pasi krokodili ka ngrene kafshën së bashku me ujin e kripur,fillon veprimin e saj gjendra e kripës që ndalon sasine e tepërt të kripës,e cila del jashtë në formën e pikave të lotëve.
No comments:
Post a Comment