Saturday, December 11, 2010

Studentët “varrosen” të gjallë për ta çmuar jetën më shumë.

Studentët e mjekësisë në Taiwan janë “varrosur” të gjallë nëpër arkivole për të mësuar që ta çmojnë jetën më shumë. Adoleshentët e kolegjit të mjekësisë Rende patën një ligjëratë të pazakontë për të cilën profesorët e tyre thonë se u ka mundësuar atyre ta përjetojnë përvojën e vdekjes.
Studentët shkruan testamentin dhe u veshën për varrim. Pas kësaj u futën nëpër arkivole, të cilat pastaj u futën nën dërrasat e dyshemesë, ku kaluan dhjetë minuta.
“Edhe pse kaluan vetëm 10 minuta nëpër arkivole, efekti ishte i ngjashëm si me vdekjen e vërtetë”, tha profesori Qiu Duaneng.
“Kur dola nga arkivoli, ndjehesha sikur të isha rilindur. Tash vërtetë e di se çdo sekondë e jetës është shumë e rëndësishme dhe shumë me vlerë”, tha studentja Xiao Lin.

No comments:

Post a Comment