Saturday, December 11, 2010

Gruaja e detyron burrin të jetojë me qenin

Rumuni i dehur, Vlad Popescu (48), ka paditur gruan e tij, pasi e përzuri nga shtëpia, duke e detyruar të jetojë në koliben në kopsht me familjen e qenit.
Gruaja e tij e irrituar e largoi nga shtëpia në qarkun Dambovita në Rumani, pasi i erdhi në majë të hundës dehja e tij.
Madje nuk e lejonte as të hynte në banjë.
“E zgjerova koliben dhe i mbusha muret që të mbrohesha nga i ftohti çdo natë, pasi ajo dëshironte të më mbyste”, tha Popescu, shkruan “Metro”.
Por, gruaja e tij Maria (43), e cila vazhdon të qëndrojë në shtëpi me dy fëmijët e saj, deklaroi se kishte marrë këtë vendim, pasi pirja e tij e kishte kthyer jetën e familjes në një mjerim.
“Rregullimi i kolibes është puna e tij e parë në 10 vjet”, tha Maria.

No comments:

Post a Comment