Thursday, December 9, 2010

Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi normal

Me kryqëzimin e tre llojeve të specave djegës, anglezët kanë fituar ‘viperin’, specin rekord djegës, prej të cilit menjëherë sytë u mbushen me lot, fyti u djeg, hunda fillon t’u rrjedhë dhe shumë gjëra tjera.
 
Shpresojmë se qëllimi i tyre ka qenë vetëm të hyjnë në librin e rekordeve ‘Guinness’ dhe jo ta shesin këtë spec magjik.Ky spec ka 1.359.000 njësi ‘Scoviell’, i cili mat praninë e ‘kapsaicinit’ prej të cilit vjen edhe djegësi në spec. Kapsaicinoidët varen në receptorët që masin nxehtësinë. Receptorët e aktivizuar dërgojnë sinjal në tru, pas kësaj truri aktivizon reagimin e organizmit, i cili ndryshon prej personit në person, ndërsa manifestohet me puls të përshpejtuar, djersitje, lirim të endrofinës etj.
Sa për krahasim, speci më i njohur djegës në botë, ‘jalapeno’, përmban vetëm 2 500 deri në 5 000 njësi ‘Scoviell’, që është 270 herë më pak, derisa speci djegës që mbante rekordin e deritashëm, ‘bhut jolokia’, ka 1 001 304 njësi dhe ka qenë i regjistruar në librin e rekordeve ‘Guinness’.
Rritësi i këtij speci vrasës Gerald Fowler tha: “Kjo është e dhimbshme  nqs e ha. Ua mpin gjuhën, ndërsa ua djeg lukthin. Nxehtësia që shkakton mund të zgjasë deri në një orë dhe gjatë asaj kohe nuk keni vullnet të flisni me askënd dhe nuk bëni dot asgjë. Por nxit edhe një lloj vërshimi të çuditshëm të endorfinës, ju bën të ndiheni për mrekulli!”.

No comments:

Post a Comment